🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.86 ▲1.45%
ARI 3,918 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,656 ▼ -1.88% ETH $2,255 ▼ -1.45% XRP $1.2504 ▲ +0.02% SOL $91.7100 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nikolloski: Po e zgjidhim vetë problemin e transportuesve me qëndrimin e tyre në BE, disa vende po e keqpërdorin këtë çështje

Maqedonia e Veriut po e zgjidh problemin, që shoferët profesionistë të kamionëve kanë me qëndrimin e tyre në vendet e zonës Shengen, në mënyrë të pavarur përmes bisedimeve dypalëshe me vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa jo në një grup me vendet e tjera të prekura në Ballkanin Perëndimor, sepse kjo çështje po keqpërdoret nga disa prej tyre për qëllime politike, tha zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, kur u pyet se si po shkojnë bisedimet me Bashkimin Evropian për statusin e transportuesve.

“Para së gjithash, ne nuk jemi pjesë e asnjë grupi vendesh në rajon dhe nuk do të jemi. Ne po e zhvillojmë këtë çështje në mënyrë të pavarur sepse është keqpërdorur nga disa vende të tjera, pjesërisht për shfaqje, pjesërisht për pikë politike atje, dhe gjithçka që kanë thënë këto vende nuk është zbatuar deri më tani. Kjo mund të çojë vetëm në konfuzion dhe të shkaktojë dëme serioze në ekonominë e brendshme”, deklaroi ministri përkatës.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka vendosur të zhvillojë bisedimet në mënyrë bilaterale dhe se do të vazhdojë në këtë mënyrë, dhe ndërkohë është arritur një marrëveshje me disa vende të BE-së, ndërsa bisedimet dhe marrëveshjet me disa të tjera janë në fazën përfundimtare.

Siç tha Nikolloski, janë arritur marrëveshje me Kroacinë, Zvicrën dhe Rumaninë, dhe zgjidhjet nga bisedimet me Slloveninë, Austrinë dhe Gjermaninë janë në fazën përfundimtare.

Këto marrëveshje, shtoi ai, në një farë mënyre zgjidhin të gjithë problemin e shoferëve profesionistë të kamionëve të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.