☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,059 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,486 ▲ +1.83% ETH $2,367 ▲ +2.09% XRP $1.3282 ▲ +1.79% SOL $102.8600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nis afati për konstituimin e Kuvendit, Kurti fton opozitën në takime

Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, këtë të enjte ka nisur zyrtarisht afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, legjislatura e re duhet të konstituohet brenda 30 ditëve, përkatësisht deri më 9 gusht.

Me fillimin e këtij afati, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës”, ka deklaruar Manxhuka.

Pas konstituimit të Kuvendit, pritet të nisin procedurat kushtetuese për formimin e Qeverisë së re, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.