☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.13 ▲0.08%
ARI 4,456 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,345 ▼ -0.62% ETH $2,475 ▼ -0.86% XRP $1.3901 ▼ -2.37% SOL $101.9700 ▼ -1.64%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.13 ▲0.08 % ARI 4,456 ▼0.12 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.13 ▲0.08 % ARI 4,456 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kosova

Nis auditimi për mungesën e barnave në QKUK, paralajmërohen masa pas gjetjeve për Pediatri

Kur ankesa u bë publike pati mobilizim për intervenim në Klinikën e Pediatrisë.

Por, krahas kësaj, në këtë klinikë po planifikohet të kryhen renovime.

Kështu deklaroi, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, Elvir Azizi në një intervistë për televizionin Dukagjini.

“Ne nuk është që kemi intervenu veç pas publikimit ekziston një plan për renovimin e klinikës i cili nënkupton që duhet një intervenim i mirëfilltë rrënjësor i Klinikës së Pediatrisë”, ka thënë Azizi.

Azizi tha se pas rezultateve të raportit për gjetjet në Pediatri priten edhe masat.

“Puna e komisionit për Pediatrin përfundon sot pasdite dhe besoj që nesër do t’i kemi rezultatet finale pastaj do të shohim veprimet e mëtutjeshme dhe jam i sigurt që varësisht a do të jetë neglizhencë apo çështje administrative do të marrim vendime sipas meritës që e ka”, ka shtuar Azizi.

E, për mungesat e barnave esenciale të cilat pacientët po detyrohen t’i blejnë vet, drejtori tha kanë ndërmarrë hapa.

“Nga data 25 e muajit të kalum me vendim timin ka fillu një auditim i brendshëm të cilën e ka aprovu bordi dhe i cili do të hulumtoj mungesën në tërë sistemin dhe sido që të dalin gjetjet nëse problemi është tek sistemi apo menaxhimi ne do të marrim masa të menjëhershme”, ka theksuar Azizi.

Pos kësaj, drejtori foli për reformat që i ka bërë në sistemin shëndetësor gjatë mandatit të parë.

“Duke nis prej ndarjes SHSKUK dhe QKUK pastaj edhe me ndarjen e përgjegjësive që më herët nuk ka qenë…”, ka thënë ai.

Krahas investimeve në renovimin e hapësirave të klinikave, Azizi paralajmëroi ndërtimin e një klinike të re.

“Tashmë veç jemi në pritje të OSHP-së sepse e kemi donatorin i cili ka me bë ndërtimin e komplet klinikës së Pulmologjisë…”, ka theksuar Azizi.

Ndërkohë, sipas Azizit së shpejti do të shtohet numri edhe i personelit mjekësor nisur nga infermierët./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.