☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 88.34 ▲4.74%
ARI 4,121 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,954 ▼ -0.52% ETH $1,925 ▼ -0.89% XRP $1.1357 ▲ +0.03% SOL $77.6000 ▼ -1.08%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 88.34 ▲4.74 % ARI 4,121 ▲1.1 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 88.34 ▲4.74 % ARI 4,121 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Rajoni

Nisin votimet në zgjedhjet presidenciale turke

Qendrat e votimit janë hapur në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Kryeministri Erdogan shihet si favorit për postin. Erdogani ka thënë se do të ushtrojë pushtet të vërtetë me postin deri tani ceremonial të presidentit.

vota_turke

Turqit kanë nisur të votojnë në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta në vend për të zgjedhur presidentin e vendit. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan është favorit i qartë për këtë post.

Dy kandidatë e sfidojnë Erdoganin si kandidatë për postin, por të dy janë në sondazhe shumë larg mbështetjes që merr Erdogani.

Sipas sondazheve, kandidati kryesor i opozitës, Ekmeleddin Ihsanoglu do të dalë i dytë në votim. Ihsanoglu përfaqëson kandidatin e përbashkët që bashkon ndarjen politike, partinë e qendrës së majtë, Partinë Republikane të Popullit (CHP) dhe partinë e së djathtës Nationalist Movement Party (MHP).

Ekmeleddin Ihsanoglu duke votuar

Ekmeleddin Ihsanoglu duke votuar

Në zgjedhje kandidon edhe kurdi karizmatik 41 vjeçar Selahattin Demirtas, nga partia e qendrës së majtë, Partia Demokratike e Popullit (HDP), të cilin e kanë quajtur edhe “Obaman kurd”.

Erdogani ka thënë se po të zgjidhet, ai do të shërbejë si president që ka më shumë fuqi ekzekutive, duke pretenduar se natyra direkte e votës do ta justifikojë këtë qëndrim. Më parë, presidentin e zgjidhte parlamenti.

Partia në pushtet e Erdoganit, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP) është e vendosur të ndryshojë kushtetutën e vendit.

Aktualisht Turqia është demokraci parlamentare, por me ndryshimet ajo mund të bëhet sistem më presidencial, e ngjashme me atë të Francës.

Erdogani besohet se do të caktojë një kryeministër të përshtatshëm për të që ta ndryshojë sistemin, 60 vjeçari, që është në pushtet që prej vitit 2003, pengohet nga rregullat e partisë që të kandidojë për herë të katërt si kryeministër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.