Nisje e jashtëzakonshme e sezonit për Lara Colturi-n, tjetër vend i dytë në Kupën e Botës të skive
Skiatorja shqiptare u rendit e dyta në slalomin e Levit në Finlandë, pas Mikaela Shiffrin, duke regjistruar podiumin e dytë radhazi të sezonit.
Lara Colturi, 19-vjeçarja që përfaqëson Shqipërinë, ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri të Kupës së Botës të skive, siç njofton Shqiptarja.com. Skiatorja shqiptare u rendit e dyta në garën e slalomit në Levi të Finlandës, duke regjistruar podiumin e dytë radhazi të sezonit.
Colturi e mbylli garën me kohën 1:46.69, vetëm 0.75 sekonda pas fitueses, amerikanes Mikaela Shiffrin, e cila shënoi 1:45.94. E treta u rendit zvicerania Camille Rast me 1:47.18.
Ky është podiumi i dytë radhazi i Colturi-t këtë sezon, pas vendit të dytë në Sölden të Austrisë tre javë më parë, një tjetër dëshmi e formës së saj të shkëlqyer në fillim të sezonit.
Me këtë rezultat ajo grumbullon 160 pikë dhe renditet e dyta në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës pas dy garave, pas Shiffrin me 200 pikë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.