☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.77 ▼2.81%
ARI 4,397 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,274 ▼ -0.75% ETH $2,751 ▼ -1.06% XRP $1.5731 ▲ +2.7% SOL $117.9700 ▼ -0.93%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.77 ▼2.81 % ARI 4,397 ▲0.31 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.77 ▼2.81 % ARI 4,397 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Politika

Nje delegacion i madh kinez viziton Tiranen

Zv/Kryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Kinës Zhang Gaoli mbërriti të dielën për një vizitë dyditore (16-17 prill) në Shqipëri, në krye të delegacionit të nivelit të lartë.

Ai shoqerohet nga 5 ministra dhe nje grup i madh biznesmenesh.

Zv.kryeministri kinez do të pritet të hënën në takime zyrtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama.

Vizita ka në fokus nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës “Brez dhe Rrugë”.

Në një intervistë për ATSH-në Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu thotë se “nën përpjekjet e përbashkëta kino-shqiptare, marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në pistën e zhvillimit të shpejtë”.

“Në vitin 2016 janë nënshkruar 8 marrëveshje dypalëshe, që mbulojnë fushën e diplomacisë, kulturës, të burimeve ujore, të burimeve njerëzore dhe ekonomiko-teknike; vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe arriti në 334 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 9.8% në krahasim me vitin 2015; kryerja e blerjes së aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe kompanisë së naftës Bankers Petroleum

Pullë postare e viteve ’60 mbi miqësinë shqiptaro-kineze

 

nga kompanitë kineze, shndërron Kinën në një prej partnerëve më të rëndësishme tregtarë dhe një prej investitorëve kryesorë për Shqipërinë; ndërsa bashkëpunimet e dy vendeve në aspektin arsimor, kulturor, rinor, të botimit, mediatik, si dhe këmbimet e bashkëpunimet e pushtetit vendor janë në rritje të vazhdueshme”, tha ajo.

Iljaz Spahiu, sinolog dhe ekspert për çështjet me Kinën tha në një intervistë në Ora News se kjo është vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966.

Ai e sheh rëndësinë e kësaj vizite në tre plane.

“Delegacioni i lartë kinez që viziton Shqipërinë tregon seriozitetin me të cilin Kina i trajton marrëdhëniet me Shqipërinë. Së dyti, kjo vizitë synon vënien e piketave për të ardhmen. Është një delegacion gjigand prej 50 vetash në cilin ka 5 Ministra dhe zëvëndës/ministra. Shpresohet  ti hapet rrugë projekteve konkrete mes Shqipërisë dhe Kinës në kuadër të dy programeve mjaft të mëdha siç janë mekanizimi i bashkëpunimit 16+1 dhe nisma “një brez një rrugë” që është rigjallërimi i rrugës së dikurshme të mëndafshit, ku Shqipëria është pjesë. Pritet të përfitojmë kryesisht në investimet në infrastrukturë”, vlerëson ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.