GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)
Pak orë pas njoftimit të shkarkimit nga kryeministri Edi Rama dhe pas masës së sigurisë nga GJKKO-SPAK, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në dekret.
Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Shkarkimi i Hysenit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i Presidentit vjen në një ditë kur ndaj Vlora Hysenit janë ndërmarrë edhe veprime nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të një procedimi penal.
Hyseni ishte në krye të SHISH-it që prej vitit 2023, pasi u dekretua nga Presidenti Begaj pas propozimit të Kryeministrit Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.