⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,706 ▲1.81%
DOW 52,854 ▲2.06%
NASDAQ 26,025 ▲2.58%
NAFTA 93.60 ▼2.59%
ARI 4,048 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,857 ▲ +4.62% ETH $2,439 ▲ +6.7% XRP $1.3333 ▲ +4.66% SOL $97.5400 ▲ +4.77%
S&P 500 7,706 ▲1.81 % DOW 52,854 ▲2.06 % NASDAQ 26,025 ▲2.58 % NAFTA 93.60 ▼2.59 % ARI 4,048 ▲2.74 % S&P 500 7,706 ▲1.81 % DOW 52,854 ▲2.06 % NASDAQ 26,025 ▲2.58 % NAFTA 93.60 ▼2.59 % ARI 4,048 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Opinion

Një dënim historik për një aventurier historik

SKENDER MINXHOZI

Donald Trump ka kaluar një natë të keqe mbrëmë, teksa shihte në shifrat e zgjedhjeve të mesmandatit nëpër rrjetet televizive amerikane, sesi partia e tij shkërmoqej politikisht para syve të të gjithë opinionit publik botëror. Mësimi që amerikanët kishin vendosur t’i jepnin përmes votës masive ndëshkuese, është nga ato mësime që bëjnë shkollë politike më vete e që studiohen nëpër katedra e institute kërkimi. Demokratët kanë marrë të dyja dhomat e Kongresit amerikan me fitore të thella e të papritura, duke tejkaluar dukshëm shumicën që ju duhej në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Një situatë “shah-mat” për presidentin dhe lëvizjen e tij MAGA, e cila qe kthyer në një kult interesash financiare, tezash të çmendura luftënxitëse dhe në epiqendrën e një politike të brendshme e të jashtme e cila e futi Amerikën në luftën e radhës në Lindjen e Mesme, katapultoi borxhin e brendshëm në mbi 40 trilion dollarë dhe e vendosi SHBA në kurs përplasjeje me të gjithë aleatët historikë në çdo cep të globit.

Sonte mori një goditje fatale linja politike e një presidenti aventurier që mohonte në mbrëmje atë që kishte thënë në mëngjes, duke e kthyer paqëndrueshmërinë, injorancën dhe temperamentin e tij të paparashikueshëm, në një bombë me sahat në Zyrën Ovale. Amerikanët i thanë “jo” me votë këtij stili qeverisës me kaq shumë pasoja për vendin dhe botën, e kjo është një kthesë historike që tregon se demokracia e madhe amerikane i gjeti forcat për të dalë nga ky makth dyvjeçar ku e futi presidenca e dytë e Donald Trump.

Vota masive blu e elektoratit amerikan nuk le asnjë vend për lexime alternative të vullnetit të zgjedhësve. Ajo është kategorike, e paapelueshme dhe kapitulluese për republikanët. Mjafton një ndër qindra detajet e pabesueshme që prodhuan zgjedhjet e mbrëmshme për ta kuptuar këtë: hera e fundit që Kansas ka votuar një senator demokrat ka qenë viti 1932. Pra para Luftës së Dytë Botërore! Edhe kjo tabu u thye mbrëmë me dorën e Donald Trump.

Presidenti u kërkoi amerikanëve të votojnë sikur ai ta kishte emrin në fletën e votimit. Dhe ata në fakt e ndoqën porosinë e tij. U ofroi madje edhe nga 5000 dollarë për t’ju marrë votën, por mesa duket zemërimi i amerikanit të thjeshtë me qeverinë e tij paska pasur çmim më të lartë se kaq.

Periudha që pason këtë rrëzim katastrofik të republikanëve prodhon atë që njihet si “lame duck”. Presidenca Trump ka hyrë zyrtarisht në fazën që njihet me këtë emër e që nënkupton një president në fund të mandatit dhe me fuqi të kufizuar politike, pasi të dyja dhomat e Kongresit kontrollohen tashmë nga kundërshtarët. Meqenëse Trump po shërben mandatin e tij të dytë, ai e ka të ndaluar me Kushtetutë të kandidojë përsëri në vitin 2028.

Tani, përballë një Kongresi armiqësor për dy vitet e mbetura në detyrë, leva e tij politike dhe aftësia për të kaluar ligje të rëndësishme janë dobësuar ndjeshëm. Çka e fut Amerikën (dhe botën) në tunelin e mjegullt të një presidence të SHBA e cila premton të vendosë rregullisht veton ndaj nismave të dhomave të Kongresit. Kjo bashkëjetesë delikate dhe plot të papritura mund të marrë një start dramatik qysh këto ditë kur ndoshta Trump do të provojë një akt tjetër sulmi ndaj Iranit.

E sigurt është që ai ka premtuar të kthehet në “Zoti Veto”, duke ashpërsuar edhe më tej raportet me demokratët, të cilët mund të nisin një seri hetimesh për dosjet Epstein, luftën me Iranin, politikën ekonomike të tarifave, interesat financiare të Trump dhe familjes së tij etj. Zgjedhësit amerikanë kanë mandatuar me votë masive një reflektim të thellë të politikës amerikane mbi të gjitha këto tema.

Këto zgjedhje sjellin një çlirim të dukshëm në Evropë dhe ato pjesë të botës që ishin sulmuar e përçmuar nga Presidenti dhe politika e tij e jashtme. Me shumë gjasë zgjedhjet e 3 nëntorit kanë prodhuar hutim dhe pasiguri në Izrael, një aleat i ekspozuar tërësisht ndaj ndihmave të vazhdueshme ushtarake dhe financiare amerikane, të cilat mund të pësojnë një frenim të fortë këtej e tutje.

Zgjedhjet amerikane janë një dëshmi e qartë e vullnetit kolektiv të amerikanëve për normalitet, empati dhe profesionalizëm nga elitat politike. Kursi i improvizimit dhe injorancës, ku fjala vjen një shitës pasurish të patundshme është aktualisht negociatori kryesor i SHBA me Gjirin Persik dhe me Rusinë, duket se do të marrë një goditje të rëndë. Amerika ka vendosur të marrë kthesën që pritej. Të shohim sa do të zgjasë ky proces i saponisur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.