🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,500 ▼ -2.31% ETH $2,246 ▼ -1.83% XRP $1.2479 ▼ -0.42% SOL $91.5100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Një grusht arra në ditë? Shkencëtarët zbulojnë ndikimin e tyre në kujtesë dhe shëndetin e zemrës

– Një studim i fundit ka analizuar ndikimin e konsumit të përditshëm të arrave, në funksionet njohëse dhe plakjen e trurit, duke sugjeruar se ato mund të kenë një rol mbështetës, falë përbërësve ushqyes, si acidet yndyrore omega-3, polifenolet dhe antioksidantët.

Studimi i njohur si “Arrat dhe plakja e shëndetshme” (WAHA)” u publikua në revistën shkencore “The American Journal of Clinical Nutrition”.

Ai u drejtua nga studiuesit Aleix Sala-Vila dhe Emilio Ros, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Instituti i Kërkimeve Biomjekësore në Barcelonë, Spanjë dhe nga Loma Linda University, Kaliforni, SHBA.

Në studim morën pjesë 708 persona të shëndetshëm, të moshës 63–79 vjeç, nga të cilët rreth 68% ishin gra.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: një grup konsumoi arra çdo ditë, ndërsa grupi tjetër e shmangu konsumimin e arrave.

Sasia e përdorur ishte rreth 30–60 gramë arra në ditë (afërsisht një grusht arra), për një periudhë prej dy vitesh.

Studiuesit kryen teste të kujtesës dhe funksioneve njohëse, si dhe ekzaminime të trurit me rezonancë magnetike te një pjesë e pjesëmarrësve.

Analiza të veçanta treguan disa sinjale pozitive te disa nëngrupe, veçanërisht te pjesëmarrësit nga Barcelona, ku arrat mund të kenë ndihmuar në ngadalësimin e rënies së funksioneve njohëse. 

Studiuesit theksuan se këto rezultate janë premtuese, por kërkojnë më shumë kërkime.

Shkencëtarët shpjegojnë se efekti i mundshëm mbrojtës i arrave lidhet me përmbajtjen e tyre të: acidit alfa-linolenik omega-3 bimor – i cili lidhet me shëndetin e trurit; antioksidantëve, që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ; si dhe  përbërësve antiinflamatorë, që mund të ndikojnë në proceset e plakjes.

Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se arrat mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin kardiovaskular.

Në kuadër të të njëjtit program kërkimor WAHA, konsumimi i arrave për dy vite, u lidh me ulje të kolesterolit total dhe LDL-së (“kolesteroli i keq”) te të rriturit e moshuar.

Përfundimi: Arrat janë një ushqim i pasur me yndyra të shëndetshme, minerale dhe antioksidantë dhe mund të jenë pjesë e një diete që mbështet trurin, zemrën dhe shëndetin e përgjithshëm. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.