☁️
Tiranë 19°C · Vranët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.68 ▲0.54%
ARI 4,354 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,838 ▼ -0.86% ETH $1,798 ▼ -0.72% XRP $1.2204 ▼ -2.38% SOL $73.9400 ▼ -0.66%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.68 ▲0.54 % ARI 4,354 ▼0.02 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.68 ▲0.54 % ARI 4,354 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
17 Jun 2026
Breaking
Opinion

Një lajm i mirë për Shqipërinë

Një lajm i mirë për Shqipërinë

Ditmir Bushati

Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fushën e sundimit të së drejtës nga BE-ja, shoqëruar me standardet që duhen përmbushur për përmbylljen e bisedimeve të anëtarësimit, ështe një lajm i mirë për Shqipërinë.

Le të jemi të qartë: Asnjë vend nuk e arrin këtë fazë të rrugës për në BE pa përpjekje të mëdha. Asnjë vend nuk arrin këtu vetëm për shkak të linjëzimit gjeopolitik apo faktit se procesi i zgjerimit të BE-së po shihet si një nevojë strategjike, në kushtet e luftës që po zhvillohet në kontinent. Ndaj, duhen vlerësuar punët e mira dhe qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra në këte drejtim.

Po kështu, asnjë vend nuk bëhet anëtar i BE-së pa vendosmëri dhe unitet edhe më të madh kombëtar në pjesën e fundit dhe më përcaktuese të këtij udhëtimi. Pasi përmbyllja e kapitujve negociues është më sfiduese dhe do të kërkojë sakrifica më të mëdha. Vështruar në këtë kontekst, krahas vlerësimeve, IBAR paraqet edhe një diagnozë për sfidat e panumërta, të cilat duhet t’i adresojmë në mënyrë rrënjësore.

Muajt e fundit rruga jonë drejt BE-së u mjegullua nga një debat që nuk i shërbeu askujt. Nga njëra anë, komentohej ndërveprimi mes Komisionit dhe vendeve anëtare të BE-së, sikur të ishim spektatorë dhe jo protagonistë të fatit tonë. Ndërveprim, që ka ndodhur edhe në të shkuarën për nisjen dhe përfundimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; për rekomandimin për statusin e vendit kandidat; për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, flitej për ‘bllokim të procesit’.

Politika iu rikthye instiktit negativ duke mos kuptuar për të disatën herë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia e klasës politike është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve që nuk kanë asnjë mëdyshje për rrugën europiane.

Nuk munguan as krahasimet me Malin e Zi që ka kaluar përmes këtij ushtrimi në qershorin e 2024-ës dhe tani gjendet në një fazë më të përparuar, ku vendet anëtare të BE-së po punojnë për hartimin e traktatit të aderimit në BE. Është e vërtetë se, në dallim prej Malit të Zi, ku ujdia mes vendeve anëtare të BE-së për IBAR u arrit brenda dy javësh, në rastin e Shqipërisë u deshën tre muaj.

Është gjithashtu e vërtetë se lista e piketave përmbyllëse në rastin e Shqipërisë është më sfiduese sesa në rastin e Malit të Zi, duke pasqyruar një dozë dyzimi për pakthyeshmërinë e reformave në Shqipëri. Për pasojë, në rastin tonë kemi një zhvendosje të qasjes nga inkurajimi politik drejt mbikqyrjes më të rreptë të zbatimit të piketave përmbyllëse, krahasuar me Malin e Zi.

Mirëpo çdo krahasim me Malin e Zi nuk do ta ndryshonte realitetin. As leximi në mënyrë selektive i vlerësimeve dhe diagnozës që paraqet IBAR dhe piketat përmbyllëse. Përkundrazi, tani që hyjmë në fazën fundore të rrugës sonë për në BE na duhet një punë edhe më e madhe për cilësinë dhe shpejtësinë e reformave. Për standardin e jetës së përditshme.

Është koha për përulësi, pjekuri dhe përgjegjshmëri për të vendosur të gjithë potencialin shoqëror në funksion të jetësimit të objektivit tonë kombëtar.

Editorial

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.