🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,592 ▲ +1.17% ETH $2,128 ▲ +1.28% XRP $1.3603 ▲ +0.73% SOL $86.0200 ▲ +0.68%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Opinion

Një sinjal poshtërues për drejtësinë e re shqiptare

Nga Mero Baze

Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zharka, i cili tani është qytetar i lirë pasi ka vuajtur dënimin e shkurtuar për çështjen “Toyota Yaris”, është ndalur në kufirin Shqipëri-Itali, pasi rezulton “non grata” nga autoritetet greke për shkak të detyrës së tij si prokuror fillestar i çështjes Beleri.

Për gjithë ata që nuk e mbajnë mend, arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash është bërë nga ky prokuror dhe më pas çështja i kaloi për kompetencë SPAK.

Ndërkohë, pak kohë më vonë, Zharka u arrestua nën akuzën se kishte ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris” dhe u burgos, ndërkohë që dosja u shpall sekret shtetëror.

Pasi doli nga burgu, ai po ndeshet me një dënim të ri, si një person që ndalohet të udhëtojë në Evropë për shkak të një ndëshkimi politik nga autoritetet greke për gjithë vendet e Bashkimit Evropian.

Personalisht kam qenë nga të paktët që kam kritikuar ditën e arrestimit të Fredi Belerit urdhër-arrestin ndaj tij tre ditë para zgjedhjeve. Jo se njihja faktet, por për kontekst politik, arrestimi tre ditë para zgjedhjeve i njollos zgjedhjet dhe e shpëton kandidatin e korruptuar edhe sikur të kesh prova, pasi e implikon gjestin e tij në një situatë elektorale. Do të ishte më serioze që prokuroria të mos nxitohej, të mblidhte prova dhe pastaj Beleri mund të arrestohej dhe kur ishte në zyrë si kryetar.

Por kjo është një çështje që tani, siç thotë dhe Edi Rama, Belerit i doli më mirë se u bë eurodeputet.

Problemi që ngre ndëshkimi politik i autoriteteve greke ndaj këtij prokurori, por dhe gjyqtarëve të Vlorës që janë marrë me këtë çështje, rrezikon të jetë shtrirë dhe tek gjyqtarë të GJKKO.

Për këtë duhen verifikime.

Ajo që është interesante në gjithë këtë histori është se duket hapur se dikush “ka marrë hak” për Belerin duke futur në burg dhe prokurorin që e arrestoi, dhe rivalin e tij Jorgo Goro, dhe ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e cila u bë tabelë qitjeje pas arrestimit të tij.

Duket se një dorë e kujdesshme ka bërë kujdes që çdo kushdo që kishte probleme me dosjen “Beleri” të përfundonte në burg.

Aurel Zharka nuk është ndonjë idhtar i pushtetit të Edi Ramës, por ka vepruar si prokuror që ndeshi në prova të krimit elektoral. Mund të ishte treguar më profesional dhe më i duruar të mblidhte dhe më shumë, por ashtu e ka menduar. Tani nuk shkel dot në asnjë vend të Evropës për këtë gjë.

Jorgo Goro është rikthyer në burg, duke i tundur para syve një AMTP toke që ai e ka konfirmuar si të regjistruar dhe që ka mbivendosje me një AMTP tjetër. Për aq njohuri sa kemi me këto copa letrash prodhuar më 1991 e ricikluar deri më 2026, mund të jenë të dyja false, dhe raste të tilla ka me mijëra në Shqipëri, por dikush në SPAK u kujdes që edhe pse me këtë precedent mund të arrestosh 61 kryetarë bashkie në Shqipëri, ai të arrestohej, madje të rikthehej në burg, pasi më shumë se sa kryetar në shkelje detyre ishte një rival i Fredi Belerit.

Olta Xhaçka po ashtu u masakrua, pse burri i saj ka blerë një tokë dy herë, një herë nga ai që ka letrat dhe një herë nga ai që i pretendon, dhe në fakt dhe ajo shikohej si një ministre e Jashtme që po mbronte arrestimin e Belerit.

Nëse i mbledh të tre rastet, nuk duket dhe aq rastësi, që në dy nga këto tre çështje prokurori Olsi Dado është me letra dhe biografi të mirë greke familjarisht.

Për hir të së vërtetës, SPAK gjithë fuqinë e ka pasur pikërisht tek mbështetja nga ambasada e SHBA dhe vendeve të Bashkimit Evropian, dhe nuk është se bën ndonjë dallim të madh fakti që dikush është në qeli se ka urdhëruar ambasadorja e SHBA apo ai i BE, dhe tjetri se ka urdhëruar ambasadorja e Greqisë.

Ne duam një drejtësi të re të pavarur jo vetëm nga qeveria e Shqipërisë, por dhe nga qeveritë e tjera fqinje apo mike. Nuk dëshërojmë që të masakrojmë qeverinë tonë dhe të plotësojmë orekse ambasadorësh për arrestime.

Por në këtë rast, përveç urdhër-arrestit që duket që ka ardhur nga Greqia, e cila duket që ka prokurorinë e saj në SPAK, është dhe ky dënimi shtesë si “non grata” në kufijtë e Evropës, që është teprim.

Natyrisht ai mund ta ankimojë në Itali dhe ta fitojë çështjen, por drejtësia jonë e re duhet të lexojë më shumë Kodin Penal dhe më pak email-et e ambasadave kur merr vendime.

Tek Kodi Penal janë dhe standardet e BE. Dhe të SHBA. Tek email-et e ambasadave janë vetëm dëshirat e diplomatëve. Ata mbarojnë punë dhe ikin, por problemet na i lënë këtu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.