☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Një tërmet po shpërthen në Serbi dhe RS: Çfarë sekretesh të errëta ka zbuluar policia franceze?

Portali malazes “Antena M”, shkruan se Aplikacioni “Sky ECC” dhe telefonat e koduar të zhbllokuar nga policia franceze zbuluan se ekziston një grup i rrezikshëm kriminal ndërkombëtar në vendet e ish-Jugosllavisë (Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Serbi, përfshirë Kosovën dhe Slloveninë).

Ky grup lidhet me punën e paligjshme të inteligjencës, trafikun e paligjshëm të drogës me shumicë, dhe sipas disa informacioneve jozyrtare, edhe me organizimin e likuidimeve!

Sipas informacioneve të portalit Radiosarajevo.ba nga agjencitë e sigurimit të BeH, të cilat janë duke kryer një hetim të gjerë, shërbimi parazbulues që vepron në territorin e RS dhe Serbisë dhe përbëhet nga ish-pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit dhe “Red. Beretat”!

Aktivitetet e këtij grupi janë të lidhura ngushtë me anëtarin e Presidencës së BeH-së dhe liderin e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Milorad Dodik dhe rrethin më të ngushtë të njerëzve rreth tij. Këtë, ndër të tjera, e tregojnë edhe aksionet politike që vetë Dodik po kryen apo paralajmëron së fundmi.

Sipas burimeve të Radiosarajevo.ba, shërbimi parazbulues ka bashkëpunëtorët e tij në qeverinë e RS, në postet më të përgjegjshme.

Sipas Radiosarajevo.ba, agjencitë shtetërore kanë një listë të tërë zyrtarësh të rangut të lartë të RS që mund të lidhen me aktivitetet e zbuluara nga policia franceze.

Emrat e përmendur janë të njohur për redaksinë, por për qëllim të hetimit Radio Sarajeva nuk do t’i bëjë të ditur për momentin.

Burimet thonë se personat e lidhur me këtë rast në të gjitha institucionet e RS (gjyqësore-sigurisë) kanë lojtarët e tyre që janë në funksion të strukturës parazbuluese.

“Nuk ka asnjë institucion në RS pa parainteligjencën dhe narkoklanin të mos ketë përfaqësues atje, por ajo që është edhe më për të ardhur keq është se nuk ka asnjë kabinet presidencial të rëndësishëm ku edhe ata nuk kanë njeriun e tyre”, pohon burimi i portal.

Atyre u është konfirmuar se hetimet për këtë rast janë duke u intensifikuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.