Një tjetër yll i Hull-it pëson aksident rrugës për në stërvitje
Një tjetër lojtar i Hull City-t ka pësuar aksident me makinë gjatë rrugës për në stërvitje, vetëm tri javë pasi shoku i tij i skuadrës, Sorba Thomas, u përmbys me automjetin e tij.
Një Mercedes u fotografua i përmbysur në anë në një rrugë banimi, pranë qendrës stërvitore të klubit të Premier League-s.
Identiteti i lojtarit mbetet i panjohur, por mesfushori Lucas Gourna-Douath pozoi për një fotografi me makinën në fjalë në një postim në Instagram, të mërkurën.
Në një deklaratë, klubi u shpreh: “Hull City është në dijeni të imazheve që po qarkullojnë në rrjetet sociale pas një aksidenti rrugor pranë qendrës stërvitore të klubit dhe mund të konfirmojë se askush nuk është lënduar gjatë incidentit”.
Policia e Humberside ka konfirmuar se shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë pas aksidentit në të cilin raportohet se ka pasur të lënduar.
“Oficerët dhe shërbimet e urgjencës u thirrën pas njoftimeve për një aksident rrugor me përfshirjen e një automjeti të vetëm në Millhouse Woods Lane, në Cottingham, rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm (e enjte, 1 tetor 2026). Për fat të mirë, askush nuk u lëndua si pasojë e përplasjes”, thuhej në njoftim.
Incidenti ndodhi tri javë pasi Thomas e përmbysi makinën e tij “Land Rover” ndërsa po shkonte në stërvitje. 27-vjeçari nuk u dëmtua nga aksidenti, i cili ndodhi në “Millhouse Woods Lane” në Cottingham, rreth orës 08:30 të mëngjesit. Automjeti i tij, një “Land Rover Defender” ngjyrë gri me targë të personalizuar, u fotografua i përmbysur dhe me xhama të thyer. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.