☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,188 ▲ +0.03% ETH $2,527 ▼ -0.61% XRP $1.3657 ▲ +0.56% SOL $101.8300 ▲ +0.6%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Bota

NJU DELHI – BRICS thirrje palëve në Lindjen e Mesme për vetëpërmbajtje maksimale

NJU DELHI, 12 shtator /ATSH-DPA/- Vendet anëtare të BRICS-it u kanë bërë thirrje palëve në konfliktin në përshkallëzim në Lindjen e Mesme të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përdorin dialogun dhe diplomacinë për të ulur tensionet.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar pas ditës së parë të samitit në Indi, vendet shprehën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.

BRICS-i përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut, Iranin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezinë.

Në deklaratë përmendet veçanërisht konflikti izraelito-palestinez, ndërsa bëhet thirrje për ndalimin e zhvendosjes së detyruar të palestinezëve nga territoret e pushtuara.

Megjithatë, palët e përfshira në konfliktin me Iranin nuk përmenden me emër.

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje vendeve të BRICS-it të angazhohen më shumë për paqen në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Gjirit.

Ai tha se Kina është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për vendosjen e paqes dhe stabilitetit.

Kina do të drejtojë BRICS-in në vitin 2027.

Gjatë vizitës në Indi, Xi zhvilloi edhe një takim dypalësh me kryeministrin indian Narendra Modi.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin përkeqësuar ndjeshëm, pas një përplasjeje vdekjeprurëse mes ushtarëve të të dyja palëve në vitin 2020, por janë përmirësuar pas një marrëveshjeje të arritur në vitin 2024. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.