🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,517 ▼0.99%
DOW 52,187 ▼0.21%
NASDAQ 24,915 ▼1.78%
NAFTA 88.92 ▲0.2%
ARI 3,878 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,749 ▼ -4.69% ETH $1,936 ▼ -4.38% XRP $1.0196 ▼ -1.33% SOL $79.9600 ▼ -2.65%
S&P 500 7,517 ▼0.99 % DOW 52,187 ▼0.21 % NASDAQ 24,915 ▼1.78 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,878 ▼0.19 % S&P 500 7,517 ▼0.99 % DOW 52,187 ▼0.21 % NASDAQ 24,915 ▼1.78 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,878 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Mbi një shekull traditë dhe 5 280 kristale, historia e spektaklit të Vitit të Ri në “Times Square”

– Çdo vit, miliona njerëz në mbarë botën ndjekin me vëmendje sferën e ndriçuar me kristale në “Times Square” të Nju-Jorkut, e cila simbolizon ardhjen e Vitit të Ri.

Në orën 23:59, sfera nis zbritjen e saj, ndërsa miliona njerëz bashkohen në numërimin mbrapsht të sekondave të fundit të vitit për të festuar fillimin e një viti të ri, plot shpresa, sfida, ndryshime dhe ëndrra.

Sfera e re “Yjësia”, 5,280 kristale dhe teknologji moderne

E prezantuar në nëntor 2025, sfera e re “Yjësia” (Constellation) është modeli i nëntë në historinë e ceremonisë tradicionale të zbritjes së sferës, në natën e ndërrimit të viteve dhe më i madhi deri më sot.

Ajo ka një diametër prej 3,8 metrash dhe peshon rreth 5,6 tonë. Sfera është e pajisur me 5,280 kristale dhe elemente ndriçimi LED.

Një nga risitë kryesore të dizajnit janë kristalet Waterford, të cilat këtë herë kanë formë të rrumbullakët. Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga kristalet trekëndore që përdoreshin që prej vitit 1999.

Sfera përmban tri madhësi të ndryshme kristalesh, me diametër 3,81, 7,62 dhe 10,16 centimetra, përkatësisht.

Secila prej tyre ka një dizajn të veçantë, që simbolizon frymën e optimizmit dhe pozitivitetit të përhershëm.

Kristalet e edicionit “Infinite” të vitit 2025 kanë tri emërtime: “Infinite Beginnings” (Fillime të pafundme), “Infinite Light” (Dritë e pafundme) dhe “Infinite Joy” (Gëzim i pafund).

Në sferë janë vendosur 1,020 kristale që simbolizojnë fillimet e pafundme, 2,840 kristale që përfaqësojnë dritën e pafundme dhe 1,420 kristale që simbolizojnë gëzimin e pafund.

Për vitin 2026 është parashikuar një tematikë e re, me tri modele të reja kristalesh.

Sfera e re përmban gjithashtu teknologji moderne të ndriçimit, lëvizjes dhe kontrollit, si dhe një sistem të ri zanor dhe mundësi ndërveprimi.

Sistemi audio në kohë reale krijon efekte dhe modele ndriçimi në përputhje me muzikën ose tingujt e tjerë.

Historia e sferës së Vitit të Ri

Festimet e Vitit të Ri në “Times Square” nisën në vitin 1904, por ceremonia e zbritjes së sferës u zhvillua për herë të parë në vitin 1907, për të shënuar ardhjen e vitit 1908.

Sfera e parë ishte ndërtuar prej hekuri dhe druri, kishte 100 llamba me fuqi 25 vat secila, një diametër prej rreth 1,5 metrash dhe peshonte rreth 318 kilogramë.

Ajo u ndërtua nga Jacob Starr, një emigrant i ri që punonte si metalpunues. Për pjesën më të madhe të shekullit XX, kompania që ai themeloi, “Artkraft Strauss”, ishte përgjegjëse për uljen e sferës nga kulla.

Gjatë festimeve të viteve 1907-1908, kamerierët e restoranteve luksoze dhe hoteleve përreth “Times Square” mbanin kapele të posaçme, të pajisura me bateri dhe me numrat “1908”, të formuar nga llamba të vogla.

Në momentin e ndërrimit të viteve, kamerierët ngritën kapelet dhe numrat u ndriçuan njëkohësisht me shifrat “1908” në ndërtesën “Times Tower”, duke shënuar ardhjen e Vitit të Ri.

Që nga viti 1907, sfera është ulur çdo vit, me përjashtim të viteve 1942 dhe 1943, kur ceremonia u pezullua për shkak të kufizimit të ndriçimit në Nju-Jork gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, njerëzit vazhduan të mblidheshin në “Times Square”. Ata e pritën Vitin e Ri me një minutë heshtje, të ndjekur nga tingujt e kambanave, që vinin nga automjete të posaçme të parkuara pranë kullës.

Në vitin 1920, sfera e parë u zëvendësua me një tjetër, që peshonte rreth 181 kilogramë dhe ishte ndërtuar tërësisht prej hekuri të farkëtuar.

Në vitin 1955, sfera prej hekuri u zëvendësua me një tjetër prej alumini, që peshonte vetëm rreth 68 kilogramë. Ky model mbeti pothuajse i pandryshuar deri në vitet 1980.

Nga viti 1981 deri në vitin 1988, për nevojat e fushatës promovuese “I Love New York”, sferës iu shtuan llamba të kuqe dhe një element i gjelbër në pjesën e sipërme, duke e kthyer atë në formën e një molle.

Pas shtatë vitesh, u rikthye modeli tradicional i bardhë, me llamba të bardha ndriçimi dhe pa elementin e gjelbër.

Në vitin 1995, sfera u përmirësua me një veshje alumini, gurë dekorativë, drita vezulluese dhe sistem kompjuterik kontrolli. Megjithatë, ky model u përdor për herë të fundit në vitin 1998.

Për festimet e Vitit 2000, në kuadër të pritjes së mijëvjeçarit të ri, sfera u ridizenjua plotësisht.

Kristalet u ndërthurën me teknologjinë moderne të ndriçimit, duke krijuar një pamje të re që bashkonte traditën me risitë teknologjike.

Në vitin 2007, me rastin e 100-vjetorit të traditës së zbritjes së sferës, u krijua një model i ri me kristale dhe ndriçim LED.

Llambat tradicionale inkandeshente dhe ato halogjene u zëvendësuan me teknologjinë moderne LED, e cila mundësonte ndriçim më të fuqishëm dhe më shumë ngjyra.

Pamja dhe efikasiteti energjetik i këtij modeli frymëzuan pronarët e ndërtesës “One Times Square” të krijonin një sferë të përhershme, që peshonte rreth gjashtë tonë dhe kishte një diametër prej rreth 3,7 metrash.

Ajo përmbante 2,688 kristale trekëndore, të ndriçuara nga 32,256 llamba LED. Kjo sferë u kthye në një atraksion gjatë gjithë vitit, duke qëndruar e ekspozuar mbi Times Square nga janari deri në dhjetor.

Në nëntor 2025, ndërtesa “One Times Square” prezantoi sferën e re “Yjësia” (Constellation), modelin e nëntë në historinë e kësaj tradite dhe më të madhin deri më sot.

Kristalet e rrumbullakëta Waterford mbulojnë një sipërfaqe më të madhe të sferës dhe krijojnë pamjen e trupave qiellorë, duke simbolizuar mundësitë e pafundme dhe lidhjen mes njerëzve në mbarë botën.

Origjina e traditës së uljes së sferës për matjen e kohës

Ideja e përdorimit të një sfere, që zbret për të shënuar kalimin e kohës është shumë më e hershme se festimet e Vitit të Ri në “Times Square”.

Sfera e parë e këtij lloji u vendos në vitin 1833, në majë të Observatorit Mbretëror në Greenwich të Anglisë.

Ajo zbriste çdo ditë në orën 13:00, duke u mundësuar kapitenëve të anijeve aty pranë, të rregullonin me saktësi kronometrat e tyre, instrumente shumë të rëndësishme për lundrimin.

Pas suksesit të këtij sistemi në Greenwich, besohet se rreth 150 sfera të tilla u vendosën në vende të ndryshme të botës. Vetëm pak prej tyre vazhdojnë të ekzistojnë dhe të funksionojnë.

Tradita vijon edhe sot në disa vende, si në Observatorin Detar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, ku një sferë zbret nga një shtizë çdo ditë në mesditë.

Në “Times Square”, megjithatë, ajo zbret vetëm një herë në vit, në mesnatë, për të shënuar ardhjen e Vitit të Ri për më shumë se një miliard njerëz që e ndjekin ceremoninë në mbarë botën.

Si nisën festimet e Vitit të Ri në “Times Square”?

Në vitin 1904, Nju-Jorku ishte një qytet që po përjetonte ndryshime të mëdha. Pikërisht në këtë periudhë, “Times Square” u bë qendra e dy zhvillimeve të rëndësishme: hapjes së linjës së parë të metrosë së qytetit dhe organizimit të festimit të parë të Vitit të Ri në këtë shesh.

Festimi i parë u organizua për të shënuar hapjen zyrtare të selisë së re të gazetës “The New York Times”.

Pronari i gazetës, Adolph Ochs, një emigrant hebre me origjinë gjermane, kishte kërkuar që sheshi “Longacre Square”, ku ndodhej ndërtesa e re e gazetës, të merrte emrin “Times Square”, në nder të botimit të njohur.

Në atë kohë, ndërtesa “Times Tower” ndodhej në kryqëzimin e “Avenue 7”, Broadway dhe Rrugës 42. Ajo ishte ndërtesa e dytë më e lartë në Manhatan dhe një nga simbolet e reja të qytetit.

Për të organizuar një festë të paharrueshme, Ochs nuk kurseu shpenzimet. Një festival që zgjati gjatë gjithë ditës kulmoi me një spektakël fishekzjarrësh pranë kullës.

Në mesnatë, brohoritjet, zhurmat e veglave festive dhe entuziazmi i më shumë se 200 mijë pjesëmarrësve ishin aq të mëdha, sa sipas raportimeve të kohës mund të dëgjoheshin deri në Croton-on-Hudson, rreth 48 kilometra në veri të qytetit.

Gazeta “The New York Times” e përshkroi ndërtesën e ndriçuar nga baza deri në kupolë si një pishtar që mirëpriste vitin e ri.

Festimi pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe “Times Square” zëvendësoi menjëherë Kishën Trinity në Manhatanin e Poshtëm, si vendin kryesor ku njujorkezët mblidheshin për të pritur Vitin e Ri.

Dy vjet më vonë, autoritetet ndaluan përdorimin e fishekzjarrëve, por kjo nuk e ndaloi organizatorin Adolph Ochs të gjente një mënyrë tjetër për ta bërë festën të veçantë.

Ai vendosi të përdorte një sferë të madhe prej hekuri dhe druri, që peshonte rreth 318 kilogramë, e cila do të ulej nga maja e kullës pikërisht në mesnatë, për të shënuar fundin e vitit 1907 dhe fillimin e vitit 1908.

Për këtë ceremoni dhe për pothuajse një shekull më pas, kompania “Artkraft Strauss” ishte përgjegjëse për uljen e sferës.

Në vitin 1914, gazeta “The New York Times” u largua nga ndërtesa “Times Tower” dhe u zhvendos në adresën “229 West 43rd Street”. Megjithatë, deri në atë kohë, festimi i Vitit të Ri në Times Square ishte kthyer tashmë në një traditë të përhershme të qytetit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1942 dhe 1943, ndriçimi i sferës u pezullua për shkak të kufizimeve të vendosura në qytet.

Megjithatë, qytetarët vazhduan të mblidheshin në shesh dhe e pritën Vitin e Ri me një minutë heshtje dhe tingujt e kambanave.

Gazeta “The New York Times” mbajti pronësinë e kullës deri në vitin 1961, kur ajo iu shit investitorit Douglas Leigh, i njohur edhe për projektimin e reklamave gjigante në “Times Square”.

Leigh e ndryshoi pamjen e ndërtesës, duke e zhveshur nga pjesa e jashtme dhe duke e veshur me mermer të bardhë, për ta kthyer në selinë e kompanisë “Allied Chemical Corporation”.

Sot, festimet e Vitit të Ri në “Times Square” janë kthyer në një ngjarje me përmasa ndërkombëtare.

Çdo vit, qindra mijëra njerëz mblidhen pranë kullës, e njohur tashmë si “One Times Square”, dhe presin për orë të tëra në të ftohtin e dimrit, për të ndjekur ceremoninë e famshme të zbritjes së sferës.

Falë transmetimeve satelitore, ceremonia ndiqet çdo vit nga një audiencë, që vlerësohet në më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën.

Zbritja e sferës është kthyer kështu në simbolin ndërkombëtar të mirëseardhjes së Vitit të Ri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.