⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,914 ▲ +0.36% ETH $2,244 ▲ +0.66% XRP $1.1655 ▼ -1.18% SOL $90.0000 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – SHBA-Kinë bisedime për inteligjencën artificiale dhe tregtinë, para samitit Trump–Xi

NJU JORK, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Zyrtarë amerikanë dhe kinezë kanë zhvilluar bisedime në Nju Jork për tregtinë dhe rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale (IA), vetëm pak ditë para samitit të planifikuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent tha se Uashingtoni i ka propozuar Kinës krijimin e një mekanizmi për shkëmbimin e informacionit mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale.

“Duam një vizion të përbashkët për objektivat dhe kërcënimet që kemi të përbashkëta”, tha dje Bessent, pas një takimi me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng, të cilin e cilësoi si shumë të suksesshëm.

Ai nuk dha detaje të tjera. Bessent deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Kinën, për mënyrat e reduktimit të rreziqeve që lidhen me inteligjencën artificiale.

Bessent tha gjithashtu se të dyja palët diskutuan edhe për Bordin e Tregtisë, një strukturë e propozuar nga Trump.

“Bisedimet u zhvilluan në selinë e gjigantit amerikan të sektorit bankar “JPMorgan Chase” në Nju Jork dhe synonin të krijonin kushtet për një takim të suksesshëm mes Trump dhe Xi të enjten”, tha përfaqësuesi amerikan për tregtinë, Jamieson Greer.

Sipas medieve amerikane, Xi pritet të mbërrijë në Uashington të mërkurën.

Një tjetër çështje kryesore në samit pritet të jetë nëse të dyja palët do të zgjasin armëpushimin aktual tarifor, i cili përfundon më 10 nëntor.

Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane akuzoi Kinën se nuk e ka zbatuar plotësisht zotimin për lehtësimin e furnizimit me minerale kritike, të rëndësishme për industri të ndryshme.

Nga ana tjetër, Pekini tha se të dyja palët do të diskutonin çështjet ekonomike dhe tregtare, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në samitin e së enjtes, pritet të diskutohen gjithashtu lufta në Iran dhe tensionet rreth Tajvanit, ndërsa mund të jetë pjesë e bisedimeve edhe marrëdhënia e Kinës me Rusinë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.