☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.68 ▲1.65%
ARI 4,312 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,844 ▼ -1.93% ETH $2,663 ▼ -1.93% XRP $1.4939 ▼ -4.85% SOL $114.6000 ▼ -1.77%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.68 ▲1.65 % ARI 4,312 ▼0.14 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.68 ▲1.65 % ARI 4,312 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Zelensky: Në Moskë do të shkoja vetëm “me raketë”

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të zhvilluar bisedime në Moskë.

I pyetur disa herë nga një gazetar i televizionit shtetëror rus, se kur do të shkonte në Moskë, Zelensky u përgjigj me një shprehje vulgare në rusisht: “Me raketë, dreqin!” (duke nënkuptuar se ai do të shkonte në Moskë vetëm nëse do ta çonte atje një raketë).

Fjala ruse “blyad” përdoret për të shprehur zemërim, habi ose irritim dhe, në varësi të kontekstit, mund të përkthehet si “dreqin” ose “dreq”.

Deklarata u shpërnda gjerësisht në mediet ukrainase dhe ruse, ndërsa mediet ruse e censuruan fjalën fyese.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e ironizoi Zelensky lidhur me këtë deklaratë.

Bisedimet për luftën

Zelensky u takua dje me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ata diskutuan për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila nisi në shkurt 2022.

Zelensky ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të takohet me Putinin për të diskutuar për përfundimin e luftës.

Putini ka thënë se një takim i tillë duhet të zhvillohet në Moskë, gjë që Zelensky e ka refuzuar.

Përveç arsyeve të sigurisë, Zelensky nuk dëshiron që një udhëtim në Moskë të krijojë përshtypjen se Ukraina po i nënshtrohet Rusisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.