⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,544 ▲ +1.15% ETH $2,343 ▲ +1.94% XRP $1.2984 ▲ +2.76% SOL $101.3000 ▲ +1.76%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Nord Stream nis mirëmbajtjen vjetore, Evropa shqetësohet për ndërprerjen e gazit

Nord Stream 1, gazsjellësi më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, filloi sot mirëmbajtjen vjetore, gjë që sjell pezullimin e punës për të paktën 10 ditë.
Por disa qeveri, tregje dhe kompani evropiane shqetësohen se mbyllja mund të zgjatet edhe më shumë se kaq. Tubacioni Nord Stream 1 transporton 55 miliardë metra kub (bcm) gaz në vit nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik.

Muajin e kaluar, Rusia uli flukset në 40% të kapacitetit total të tubacionit, duke përmendur kthimin e vonuar të pajisjeve që vijnë nga Kanadaja.  Kanadaja po hezitonte me dhënien e lejes për turbinën e gazsjellësit, sepse dhënia e turbinës do të shkelte sanksionet kundër Gazpromit. Por në fundjavë qeveria në Otava dha një leje të kufizuar, që u përshëndet nga kancelari Scholz.

Evropa tani ka frikë se Rusia mund të zgjasë mirëmbajtjen e planifikuar për të kufizuar më tej furnizimin me gaz evropian, duke çuar në rrëmujë planet për mbushjen e magazinave për dimër, ndërkohë që ka rritur krizën e gazit që ka sjellë fatura të larta për konsumatorët.

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se vendi duhet të përballet me mundësinë që Rusia të pezullojë rrjedhat e gazit përmes Nord Stream 1 përtej periudhës së planifikuar të mirëmbajtjes.

Në vitet e mëparshme, periudha vjetore e mirëmbajtjes në Nord Stream 1 ka zgjatur rreth 10-12 ditë dhe ka përfunduar në kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.