⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,674 ▲1.38%
DOW 53,036 ▲2.41%
NASDAQ 25,743 ▲1.46%
NAFTA 91.96 ▼4.3%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,596 ▲ +3.94% ETH $2,432 ▲ +6.12% XRP $1.3119 ▲ +2.73% SOL $96.6500 ▲ +3.52%
S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

“Nuk do e lejojmë”, Irani mohon marrëveshjen për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani ka mohuar zyrtarisht raportimet se ka rënë dakord për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se nuk do të lejojë rifillimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë, sipas Teheranit, “veprimet armiqësore”.

Agjencitë iraniane raportuan se pretendimet për një marrëveshje të arritur me ndërmjetësimin e Katarit janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

Sipas burimeve nuk ekziston asnjë marrëveshje për rifillimin e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa raportimet e publikuara mbi këtë çështje janë cilësuar si të rreme.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump kishte pranuar të anulonte një sulm të planifikuar ndaj Iranit, pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, kishte pranuar një propozim kompromisi të ndërmjetësuar nga Katari për rihapjen e ngushticës.

Një ditë më parë, Trump deklaroi në platformën e tij “Truth Social” se kishte vendosur të anulonte sulmin e planifikuar ndaj Iranit në funksion të arritjes së një marrëveshjeje. Sipas tij, Irani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme i kishin kërkuar Uashingtonit të përmbahej nga ndërhyrja ushtarake, ndërsa po zhvilloheshin bisedime për një marrëveshje të mundshme.

Trump shtoi se një marrëveshje e tillë duhet të përfshijë rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor që, sipas tij, paraqet Irani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.