☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,755 ▲0.35%
DOW 53,844 ▲0.1%
NASDAQ 26,625 ▲0.68%
NAFTA 83.16 ▼0.05%
ARI 4,476 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,402 ▲ +0.06% ETH $1,886 ▲ +1.12% XRP $1.0095 ▼ -0.32% SOL $75.9200 ▲ +0.89%
S&P 500 7,755 ▲0.35 % DOW 53,844 ▲0.1 % NASDAQ 26,625 ▲0.68 % NAFTA 83.16 ▼0.05 % ARI 4,476 ▲0.78 % S&P 500 7,755 ▲0.35 % DOW 53,844 ▲0.1 % NASDAQ 26,625 ▲0.68 % NAFTA 83.16 ▼0.05 % ARI 4,476 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Politika

“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri n�

Pas zjarrit të madh që përfshiu pasditen e së mërkurës zonën e Daiasit, në Tiranë, ku në operacion u angazhuan edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve, në mbrëmje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, iu përgjigj në rrjete sociale kritikave për angazhimin e mjeteve ajrore, duke sqaruar ndjekësit se të gjitha strukturat janë në terren, ajër dhe tokë, për përballimin e vatrave, dhe duke bërë thirrje në të njëjtën kohë që zjarrvënësit të mbajnë përgjegjësi penale.

“Ku janë avionët? Ku janë avionët? Në terren janë avionë, helikopterë, makina të reja dhe të vjetra zjarrfikëse, zjarrfikës e forca të armatosura. Vetëm në kurorën e Tiranës janë aktualisht katër vatra zjarri: Priskë, Daias, Surrel, Gurrë. Nuk janë zjarre nga Zoti, po nga robi. Ndezje të qëllimshme. Ata që ndezin zjarre duhet ta dinë se zjarrvënia është vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në 15 vite burg!” shkruan ai.

Pasditen e së mërkurës, zjarri në Daias u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse dhe duke rrezikuar në disa momente edhe efektivët në terren.

Në operacion janë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.