☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,007 ▲0.57%
DOW 48,420 ▼0.24%
NASDAQ 23,911 ▲1.15%
NAFTA 91.76 ▲0.53%
ARI 4,817 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,319 ▼ -0.37% ETH $2,351 ▲ +0.66% XRP $1.3838 ▲ +1.45% SOL $84.9500 ▲ +0%
S&P 500 7,007 ▲0.57 % DOW 48,420 ▼0.24 % NASDAQ 23,911 ▲1.15 % NAFTA 91.76 ▲0.53 % ARI 4,817 ▼0.68 % S&P 500 7,007 ▲0.57 % DOW 48,420 ▼0.24 % NASDAQ 23,911 ▲1.15 % NAFTA 91.76 ▲0.53 % ARI 4,817 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nxënësit në protestë, kërkojnë transport për në shkollë

80 nxënës të shkollës “Petro Poga” në fshatin Valare në Gjirokastër, të mbështetur nga prindërit e tyre kanë bojkotuar këtë të mërkurë procesin mësimor.

Ata kërkojnë prej Bashkisë së Gjirokastrës që të marrë masa për transportin e fëmijëve në shkollën që ndodhet 3 km larg fshatit. Prindërit thonë se nuk kanë mundësi të shoqërojnë fëmijët e tyre në shkollë, ndërkohë që kalimi në rrugën automobilistikë është i rrezikshëm për shkak të ngarkesës me trafik të kësaj rruge.

Drejtoresha e shkollës “Petro Poga”, që grumbullon nxënës nga të 10 fshatrat e njësisë administrastive Lunxhëri, pohon se mungesa e këtyre nxënësve cënon edhe procesin mësimor.

“Nxënësit erdhën privatisht, por është shumë problematike sepse fshatrat këtu janë të përhapur dhe fshati më i largët është 8-10 kilometra. Unë kam kërkuar mbështetje, por më kanë thënë që në bazë të ligjit, fshati Valare nuk është”, thotë drejtorja e shkollës, Nezi Rustemi.

Shkolla 9-vjeçare “Petro Poga” frekuentohet nga 150 nxënës të ciklit prashkollor deri në klasën e 9-të, 80 prej të cilëve vijnë pikërisht nga Valarea. Ky është viti i parë, sipas banorëve që është vendosur heqja e transportit shkollor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.