⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.31 ▲2.22%
ARI 4,098 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,976 ▼ -1.79% ETH $2,404 ▼ -2.32% XRP $1.3284 ▼ -2.21% SOL $104.4500 ▼ -2.18%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.31 ▲2.22 % ARI 4,098 ▼1.25 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.31 ▲2.22 % ARI 4,098 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Prof. Romeo Hanxhari

Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë që ushtrohet ndaj brezit të ri, që nga koha e “këpëratës” e deri tek “rroga e magjistarit”. Një deputete e re e cila nuk di “rregullin e treshit” ushtron dhunë publike. Kjo është shpullë fytyrës së cdo nxënësi normal në Shqipëri. Ai merr mesazhin se shkolla është e kotë dhe fillon e rebelohet ndaj saj. Një deputete që guxon të shpjegojë në televizion rregullin e treshit që nuk e di, ushtron dhunë publike. Kjo është tallje ndaj cdo studenti me sedër. Ai merr mesazhin se në Shqipëri mund të mos dish asgjë dhe prapë të mburresh. Një deputete e re që ngatërron “magjistarin” me “magjistratin” ushtron dhunë publike. Ky është grusht ndaj shpresës së cdo të riu për meritokraci. Ai merr mesazhin se nuk ka vlerë dija, dhe fillon ta përbuzë atë. Një deputete që ka guximin të përdorë fjalën “laps” në vend të “lapsus” ushtron dhunë publike. Ky është molotov në kokën e cdo të riu që hap një libër për të marrë kulturë. Ai merr mesazhin se mund të jesh injorant dhe prapë të udhëheqësh. Një zyrtar që pi verë 32 mijë euro shishja ushtron dhunë publike. Ky është një dru kokës së cdo të riu që llogarit nga rroga këstin e shtëpisë. Ai merr mesazhin se po rron kot dhe se po punon edhe më kot. …Këto janë vetëm një pjesë e dhunës që ushtrohet nga ky parlament e pushtet i cili këta të rinj nuk i përfaqëson. Dhe këtu nuk po flas për dhunën publike që është ushtruar nga procesi i shëmtuar i patronazhimit apo nga procesi i dënueshëm i blerjes së votës…

Këto dhunime japin pasoja sociale. Prodhojnë një brez të frustruar. Prodhojnë akumulim të zemërimit si një minë me sahat. Prodhon një turbullirë sociale ku djalli mund të peshkojë ushtarë të verbër apo idiotë të dobishëm. Djalli nuk e do Shqipërinë në BE, e dimë, por detyra e qeverisë është mos të krijojë kushtet ku ai peshkon. Këtë situatë qeveria nuk dëshiron ta lexojë, pasi ajo është fatkeqësisht autore direkt apo indirekt e saj. Duke mos e lexuar, Qeveria e shmang zgjidhjen, sepse zgjidhja do të donte së pari zhdukjen e mekanizmave të patronazhimit dhe blerjes së votës duke cuar në humbje të pushtetit politik. Kështu që këtë stanjacion të mbarsur me zemërim dhe zhgënjim e përdorin lirshëm e majta radikale neo-marksiste dhe rryma të tjera radikale anti-evropiane dhe anti-semite mjaft të rrezikshme dhe armiqësore për Shqipërinë. Kjo na sjell në rezultatin ku një pjesë aktive e brezit të ri motivohet apo manipulohet, dhe për rrjedhim mund të orientohet edhe drejt dhunës. Dhuna natyrisht që nuk ushtrohet nga studentët, por me siguri nga një pjesë e të rinjve. Kaq mjafton. Mjafton një pakicë e dhunshme (e rreshtuar apo e paguar, pak rëndësi ka) dhe një shumicë e heshtur ndaj dhunës (indiferente apo e trembur, pak rëndësi ka), për të krijuar një shoqëri të dështuar dhe të prirur për degradim. Dhuna ndaj institucioneve pastaj çon në dhunë ndaj biznesit dhe ndaj qytetarëve. Por kjo dhunë, e dënueshme dhe e rrezikshme, nuk dëmton qeverinë. Ajo dëmton Shqipërinë. Nga ana tjetër, duke vënë në dukje vetëm dhunën e një pakice të manipuluar dhe jo zemërimin e drejtë të pjesës së shëndoshë, nëpërmjet përdorimit të policisë qeveria prek nervin shtet-dashës të popullatës që kërkon rend dhe qetësi. Në këtë mënyrë qeveria del si shpëtimtare e Shqipërisë, dhe rifiton pushtet politik në zgjedhjet e rradhës, duke persistuar me të njëjtat mekanizma të ulta politikë dhe elektoralë, dhe pastaj duke vazhduar të ushtrojë dhunë publike nëpërmjet deputetëve apo zyrtarëve injorantë.

Këtu pra gjendemi në një rreth vicioz. Dhuna publike e arrogancës tallëse të pushtetarëve shkakton indinjatën e shumicës së të rinjve dhe krijon mjedis për dhunën e manipuluar të një pakice prej tyre. Nga ana tjetër, dhuna e kësaj pakice të rinjsh përdoret për të rritur autoritetin e shtetit dhe për të vijuar dhunën e arrogancës së pushtetarëve. Asnjë nga këto lloje të dhunës nuk është e pranueshme, dhe aq më pak e justifikueshme. Duhet të ndërpritet ky rreth vicioz dhune. Pa humbur asnjë sekondë prioritetin absolut të integrimit evropian, dhe pa lëshuar asnjë milimetër shtetin, përgjegjësia e lëvizjes së parë i takon pushtetit. Nyja gordiane u zgjidh dikur me një veprim të vendosur. …Është koha tani për nyjen tonë me një veprim të mençur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.