☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.42 ▲2.34%
ARI 4,084 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,812 ▼ -2.03% ETH $2,404 ▼ -2.65% XRP $1.3279 ▼ -2.09% SOL $104.5900 ▼ -2.15%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.42 ▲2.34 % ARI 4,084 ▼1.6 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.42 ▲2.34 % ARI 4,084 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

BE nderon Gjykatën Penale Ndërkombëtare me çmimin “Saharov” për Lirinë e Mendimit

STRASBURG, 22 tetor /ATSH-DPA/- Çmimi “Saharov” për Lirinë e Mendimit, që jepet nga Parlamenti Evropian, i është akorduar këtë vit Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të saj, njoftoi sot presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Bashkimi Evropian mbështetet te respektimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare. Ky çmim vlerëson punën e rëndësishme të Gjykatës në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe vendosjen e drejtësisë”, tha sot Metsola.

Njoftimi u prit me duartrokitje në këmbë nga deputetët e Parlamentit Evropian.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, me seli në Hagë të Holandës, që nga viti 2002 heton dhe gjykon krimet më të rënda, përfshirë gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Çmimi jepet në një kohë kur, Gjykata po përballet me presion të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Gjykatës dhe punonjësve të saj, duke kërcënuar se do ta “shkatërrojë” këtë institucion.

Autoritetet amerikane e akuzuan Gjykatën për njëanshmëri politike, pasi ajo lëshoi një urdhërarresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës.

Sipas sanksioneve, nëse ato zbatohen plotësisht, do të ndalohen transaksionet financiare dhe veprimet e tjera të biznesit me Gjykatën.

As Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as Izraeli nuk janë pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Njoftimi i Parlamentit Evropian vjen pas dhënies së çmimit “Nobel” për Paqen juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay, e cila ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare nga viti 2003 deri në vitin 2008.

Ndër kandidatët e tjerë për çmimin “Saharov 2026” ishin Tundu Lissu, avokat dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut nga Tanzania, i cili ndodhet në burg, si dhe motrat iraniane Taraneh dhe Romina Rahimi, të cilat gjithashtu janë të burgosura.

Sipas Metsola-s, ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet në dhjetor, në selinë e Parlamentit Evropian në qytetin francez të Strasburgut.

Çmimi “Saharov” u dha për herë të parë në vitin 1988 dhe mban emrin e fizikanit bërthamor sovjetik, Andrei Saharov, i cili u nderua edhe me çmimin “Nobel” për Paqen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.