☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,593 ▲ +0.04% ETH $2,408 ▼ -0.59% XRP $1.2978 ▼ -0.55% SOL $103.7100 ▼ -0.72%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA, nderohet me çmimet “Honor Graduate” dhe “Iron Man”

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Toger Arijanit Elshani, ka diplomuar me sukses të lartë në kursin e udhëheqjes për oficerët e Policisë Ushtarake (Military Police Basic Officer Leader Course), i cili është mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka vlerësuar arritjen e oficerit kosovar në një nga programet profesionale ushtarake ndërkombëtare.

Sipas FSK-së, gjatë vijimit të kursit, Toger Elshani ka dëshmuar njohuri të avancuara profesionale, aftësi të larta udhëheqëse dhe përkushtim të vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe standardeve të kërkuara.

“Në shenjë vlerësimi për performancën e tij të shkëlqyer, ai është nderuar me çmimet prestigjioze ‘Honor Graduate’ dhe ‘Iron Man’, të cilat u ndahen oficerëve që dallohen për rezultate të larta akademike, disiplinë, qëndrueshmëri fizike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje, Forca e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se ky sukses përbën jo vetëm një arritje të rëndësishme personale për Toger Elshanin, por edhe një dëshmi të profesionalizmit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së personelit të FSK-së në institucionet më prestigjioze ushtarake ndërkombëtare.

“Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme personale për Toger Elshanin, si dhe një dëshmi të profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet më prestigjioze ushtarake ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.