Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një shtetasi të huaj të humbur në Himarë
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Iljazit, në Himarë, për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili raportohet i humbur.
Në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e personit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj raportohet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni vijon, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të bërë të mundur gjetjen e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.