☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Bota

Opinion: Trump nuk duhet nënvlerësuar

Donald Trump dëshmon se nuk do të lejojë asgjë dhe askënd ta ndalë atë nga një kandidaturë e dytë. Sidomos jo nga votuesit. Një rrezik, jo vetëm për demokracinë në SHBA, thotë Michaela Küfner.

Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që i prisnin të gjithë, përmes faqes së tij të internetit, ai bëri thirrje për donacione për kandidaturën e tij në 2024.

Ai tha se do të konkurronte sërish “për ta bërë Amerikën sërish të madhe.” Pasuan minuta të tëra me brohoritje nga ithtarët e tij, të mbledhur në klubin e golfit të tij, në Mar-a-Lago, Florida. “Media e lajmeve të rreme” e padëshirueshme.

Ekspertja kryesore e Trumpit në SHBA, gazetarja e New York Times, Maggie Habermann, e ka përshkruar vazhdimisht dhe në mënyrë mbresëlënëse Trump si një njeri që, kur ka dyshime, gjithmonë del në front. Pra, tani sërish po e bën: Sepse është logjike që Trump të ngrihet tani, pasi votuesit amerikanë i refuzuan kandidatët e tij në zgjedhjet afatmesme, Midterms.

Dëshira e republikanëve për normalitet

Sidomos në të ashtuquajturat shtetet swing, si Michigan, Arizona dhe Nevada, që nuk i përkasin një kampi të caktuar e votojnë herë republikanët, e herë demokratët, fansat e Trump nuk donin të votonin për askënd që kapej  pas gënjeshtrës për zgjedhjet e vjedhura presidenciale në vitin 2020.

USA Midterms-Wahlen | Der republikanische Gouverneur von Florida, Ron DeSantisTrumpi me tru, këtë nofkë i kanë vënë Ron de Santis, guvernatorit të Floridës

Republikanët kryesorë flasin gjithashtu për një “kthim në normalitet” në zgjedhjet e Kongresit. Por Trumpi ka qenë prej kohësh pjesë e normalitetit republikan. Vetë Trumpi e ndihmoi të bëhej rivalin e tij ndoshta më të madh për kandidaturën republikane, guvernatorin e sapozgjedhur të Floridas, Ron DeSantis.

“Një Trump me tru” – quhet tani ai hapur. Por asgjë nuk urren Trumpi më shumë sesa kur dikush guxon të dalë nga hija e tij. I indinjuar, ai e përshkruan DeSantis si “hipokrit” pasi pozon si një rival i mundshëm.

Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i Trumpit, gjithashtu po bën nxehjen për të garuar vetë për Zyrën Ovale. “Ndaj më ndihmo Zot” quhet libri i tij, i cili po promovohet tani me intervista, në të cilat ai “zbulon” kërcënimin e bërë nga Trumpi më 6 janar 2021, ditën kur u sulmua Kapitol.

Një fushë e tërë rivalësh në partinë e tij, rezultate të këqija për kandidatët e tij në zgjedhjet afatmesme, dhe më pas hetimet e shumta që po zhvillohen kundër tij – ndër të tjera, për shkak të tentativës për manipulim zgjedhjesh në Georgia dhe për përvetësimin e supozuar të sekretit të lartë. dokumente, të gjetura në resortin e tij të golfit Mar-a-Lago: Sipas ligjeve të politikës, shenjat tani duket se janë kundër Trumpit.

Trumpi përçarës

Por ishin pikërisht këto ligje që ai vetë i rishkruan vazhdimisht. Arma e tij politike është përçarja. Dhe për të vlen: sa më shumë padi kundër tij, aq më shumë municion ka ai. Për të ato janë provë e “persekutimit” të tij.

Rreth një e treta e votuesve republikanë – mendohet – se  besojnë tek ai: Pavarësisht gjithë zhgënjimeve me Trumpin, edhe në radhët e republikanëve, ata mbeten të bashkuar pas tij. Nëse një grup republikanësh ndihen të detyruar të shpëtojnë partinë nga Trumpi në vitin 2024, kjo mund të dështojë.

Sepse një e treta mund të mjaftojë lehtësisht për një fitore të Trumpit në zgjedhjet paraprake për kandidaturën e republikanëve.

Dhe edhe nëse nuk mjafton, ai përsëri fiton, sepse një gjë është e qartë: Donald Trump e ka deformuar Partinë Republikane sipas imazhit të tij. Ajo nuk e njeh më veten. Trumpizmi është bërë pjesë e politikës amerikane. Dhe është pavarësuar nga domeni politik. Ai  ushqehet me përçarjen e shoqërisë amerikane. Kjo përçarje duhet të zbutet, sepse prej saj do të varet në fund të fundit edhe  stabiliteti i Perëndimit dhe i demokracisë në botë. Kështu që përbindëshi politik Trump mund të mposhtet vetëm nga shumica e heshtur. Zgjedhjet afatmesme sapo kanë treguar se kjo shumicë  ekziston ende në të gjitha kampet

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.