🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲0%
ARI 4,008 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,595 ▲ +0.05% ETH $2,352 ▲ +0.3% XRP $1.3009 ▲ +0.62% SOL $101.8200 ▲ +0.29%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲0 % ARI 4,008 ▲0 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

Dita e 13-të e protestës në bulevard nuk kurseu as pllakën përkujtimore në nder të një prej viktimave të 21 janarit, Ziver Veizit e cila u shkul nga protestuesit në shesh.

Analisti Martin Leka tha se Berisha ka 35 vite që nuk largohet nga dhuna dhe pushteti.

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, analisti theksoi se ai duhet të largohet nga pushteti përmes votës dhe jo përmes presionit të protestave. Sipas tij, dorëheqja e Ramës në këtë moment nuk do t’i shërbente demokracisë, pasi do të rrezikonte stabilitetin e shtetit.

“ Berisha ka shkuar në origjinë dhe është një rast për t’ia dërguar SPAK-ut, që ende ka në dorë hetimin e 21 Janarit. I ndjeri Aleks Nika është vrarë përballë Gjykatës Kushtetuese, jemi larg në kohë për të treguar se sa afër është sponsori i dhunës, Berisha.

Berisha nuk do të largohet nga dhuna dhe pushteti, sa të ketë frymë, e ka në memorien e vet dhe psikologjinë e vet, sepse nuk mund të ndërtojë ndryshe që ditën që ka ardhur në pushtet. Përderisa flamingot dhe studentët nuk arrijnë të bëjnë një listë të tyren që të hyjnë në bisedime, siç bënë në Serbi, ata duhet t’i atashohen opozitës. Rama duhet të mundet me votë.

Dorëheqja e Ramës në këtë moment nuk do t’i shërbente një demokracie të vërtetë, sepse të lësh shtetin në duart e njerëzve me kapuç të zi që sulmojnë institucionet dhe pronën është një tmerr i madh, që, duke qenë kaq pranë BE-së, të dështojë shteti që është ngritur me shumë mund.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.