☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.62 ▼0.2%
ARI 4,727 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,264 ▲ +0.32% ETH $2,309 ▲ +0.83% XRP $1.4145 ▲ +2.05% SOL $92.3200 ▲ +4.6%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.62 ▼0.2 % ARI 4,727 ▲0.35 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.62 ▼0.2 % ARI 4,727 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Maqedonia

Opozita në Maqaedoni zotohet të mos heqë dorë

Mbi 200 anëtarë dhe simpatizantë të opozitës maqedonase, LSDM-së, natën e kanë kaluar para qeverisë së Maqedonisë duke fjetur në tendat e ngritura në bulevardin para ndërtesës së ekzekutivit, pas përfundimit të protestave të djeshme gjith popullore të cilat u organizuan para qeverisë.

Në mesin e protestuesve, që e kaluan natën në tenda para qeverisë, ka qëndruar dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, i cili për Radion Evropa e Lirë është shprehur se se protesta e paraqet një vlerë të panjehsueshme sa i përket masivitetit, por gjithsesi edhe përbërjes multietnike dhe multifetare.

“Ne do të qëndrojmë këtu edhe gjatë ditës së nesërme, nuk do të shkojmë në asnjë lokacion tjetër dhe kjo paraqet një garanci. Ne sot dërguam një porosi shumë të rëndësishme, se këtu jeton një popull paqedashës i cili di të vlerësojë demokracinë po edhe vlerat demokratike”, është shprehur Zoran Zaev mbrëmjen e kaluar, teksa vendoseshin tendat para qeverisë, duke theksuar se nuk do të largohet deri në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Qyetarët e ardhur nga më shumë qytete të Maqedonisë janë shprehur të vendosur se do të qëndrojnë para qeverisë deri kur të japë dorëheqje kryeministri Nikolla Gruevski.

“Nuk mund ta kuptoj si mund të qëndrojë akoma dikush brenda në Qeveri, përderisa populli brohoret kundër tij i mllefosur, për ccfarë pushteti mund të bëhet fjalë pos për një diktaturë”, thotë një qyetar, i cili kishte ardhur nga Kavadarci.

“Natën e kemi kaluar këtu bashkë, maqedonas, shqiptarë, turq, dhe do të qënrojmë gjesa të shkojë ky kryeministër, sepse ne duam një Maqedoni qytetare, një Maqedoni e cila do të ndërtohet mbi vlerat demokratike dhe jo ato partiake, një Maqedoni e cila do t’i ketë institucionet në shërbim të qyetarëve dhe jo e kundërta”, është shprehur Sasho Trajkov, nga Vinica,.

Ndërkohë, Emreh nga Kumanova thotë se pika fillimit të revoltës ndaj kësaj qeverie për të kanë qënë zhvillimet në Kumanovë një javë më parë.

“Qëllimi ynë është që të largohet kjo Qeveri. Unë personalisht kërkoj që e gjith kjo përbërje qeveritare të largohet për më shumë gjëra që ka bërë gjatë 9 viteve të kaluara veçanërisht aksioni në Kumanovë”, thotë Emreh.

Ndryshe, rruga në të cilën janë vendosur tendat është e mbyllur, ndërsa protestuesit mbikëqyren nga forca speciale të policisë të cilat janë përqendruar përgjatë hyrjes së ndërtesës së qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.