☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.08 ▲0.18%
ARI 4,074 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,948 ▲ +1.18% ETH $2,352 ▲ +1.73% XRP $1.3249 ▲ +2.48% SOL $101.3100 ▲ +0.93%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.08 ▲0.18 % ARI 4,074 ▼0.02 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.08 ▲0.18 % ARI 4,074 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Opozita proteston para Kuvendit, kërkon largimin e Metës

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë nisur paraditen e sotme protestën e paralajmëruar para godinës së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë seanca plenare e radhës.

Nga protesta e sotme e opozites
Nga protesta e sotme e opozites

Protestuesit vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për largimin e Ilir Metës nga posti i kryetarit të parlamentit, i akuzuar nga deputeti Tom Doshi se ka porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat, Mëhill Fufi.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e qetë dhe normal të protestës, e paralajmëruar një ditë më parë nga opozita.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Demokratike, të kryesuar nga kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, iu bashkuan protestuesve, duke u shprehur në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e Metës.
“Meta të ikë, të japë dorëheqjen e të dalë para drejtësisë. Ne, deputetët e PD-së dhe të opozitës, tani do të hyjmë në sallën e Kuvendit, do të mbajmë një fjalë e do të kthehemi prapë te ju (protestuesit). Ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund”, iu drejtua Paloka protestuesve.
Më pas deputetët demokratë hynë në selinë e parlamentit, ndërsa pritet të nisë seanca plenare e radhës, drejtimi i së cilës sot nuk do të jetë nga kryeparlamentari Meta, i cili ndodhet në Zvicër, në një vizitë zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.