⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Opozita tentoi të dëmtonte imazhin e vendit”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Shqipëria s’mbyll negociatat pa luftuar korrupsionin

Kreu i grupit parlamentar të Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në “Shënimet e Javës” se vendi po kalon një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit, ku ka nisur puna për hapjen e fazës përfundimtare të negociatave.

Bardhi u shpreh se Shqipëria po përballet me një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit, por sipas tij, përgjegjësia për pengesat në këtë rrugë i takon qeverisë.

“Ka vetëm një gjë që e ndal Shqipërinë europiane: quhet Edi Rama”, deklaroi Bardhi.

Ai iu referua edhe kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për mbylljen e Grupkapitullit të Themeloreve, duke theksuar se janë 34 kushte që, sipas tij, lidhen me çështje të rëndësishme të shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

“Në 34 kushtet për Shqipërinë, Bashkimi Europian shpreh zyrtarisht keqardhje për vendimin e Parlamentit në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe i kërkon Kuvendit të zbatojë standardet europiane për imunitetin.

Me një gjuhë të papërdorur më parë për Shqipërinë, BE-ja e quan korrupsionin “shqetësim vendimtar”, duke e rënduar pozicionin negociues të Shqipërisë. Për herë të parë në një raport zyrtar publik, BE-ja identifikon sektorin e ndërtimit si kanal pastrimi parash përmes “transaksioneve jofinanciare” dhe e lidh këtë drejtpërdrejt me korrupsionin.

Për herë të parë në një dokument zyrtar negociues, BE-ja identifikon si problem për zgjedhjet rrjetet e patronazhimit: sistemin me të cilin PS kontrollon votën përmes administratës shtetërore. Për herë të parë, BE-ja kërkon zgjedhje plotësisht në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR-it si kusht zyrtar për mbylljen e negociatave. Sepse zgjedhjet e Edi Ramës nuk kanë qenë kurrë të tilla.

BE-ja kërkon “mbikëqyrje efektive dhe të papenguar parlamentare, përfshirë komisionet hetimore”; një të drejtë që Rama ia ka mohuar sistematikisht opozitës. BE-ja kërkon edhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që Rama i ka injoruar, vonuar ose nuk i ka zbatuar fare.Grupkapitulli i Themeloreve hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Por pa mbyllur kapitullin e Edi Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat”, shkruan Bardhi.

Më herët Rama tha se vendi po dëshmon sukses në ecurinë e reformave për procesin e integrimit, ndërsa akuzoi opozitën se gjatë kësaj periudhe është përpjekur të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare përmes protestave dhe akteve të dhunshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.