☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.81 ▲2.76%
ARI 4,320 ▼2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,120 ▲ +1.75% ETH $2,523 ▲ +1.54% XRP $1.4023 ▲ +4.31% SOL $101.9300 ▲ +2.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,320 ▼2.03 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,320 ▼2.03 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE drejt finalizimit të ndarjes në tre shoqëri

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është tashmë në fazën përmbyllëse të ndarjes në tre shoqëri, që pritet të fillojnë aktivitetin në 2009-n.

OSHEE-ja ka marrë një Konsulent të jashtëm dhe ndarja nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në performancën e konsoliduar të shoqërisë.

Procesi i ndarjes së shoqërisë në zbatim të Ligjit të Energjisë është në fazën përmbyllëse të tij dhe me miratimin e ERE-s për transferimin e licencave përkatëse, si dhe disa vendimeve që priten të merren nga Ministria e Energjisë, shoqëritë e reja parashikohet të fillojnë aktivitetin në vitin 2019.

Aktualisht, ERE sapo ka miratuar Licencën e një prej Shoqërive, atë të FTL (Furnizuesit të Tregut të Lirë), ndërkohë pritet të vijohet edhe me miratimin e transferimit të Licencave edhe për dy operatorët e tjerë, atë të Shërbimit të Shpërndarjes dhe Shërbimit Universal.

OSHEE bën të ditur se, masat paraprake që po merren, si dhe plani i hapave që po ndiqen, kanë si qëllim primar shmangien e çdo lloj ndikimi të procesit të ndarjes së OSHEE-së, për sa i përket: vijimësisë së përmirësimit të treguesve të shoqërisë, siç ka ndodhur gjatë 2015-2018-s, shërbimit ndaj konsumatorit, si dhe cilësisë së furnizimit me energji.

Pikërisht për këtë qellim, OSHEE-ja ka marrë një konsulent të jashtëm, për të aplikuar përvojat më të mira të shoqërive të ngjashme në vendet më të zhvilluara. Kjo do të thotë që ndarja nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në performancën e konsoliduar të shoqërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.