☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,715 ▲1.51%
DOW 54,110 ▲1.75%
NASDAQ 26,461 ▲2.11%
NAFTA 76.20 ▼5.15%
ARI 4,142 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,030 ▲ +0.15% ETH $1,871 ▼ -0.07% XRP $1.0761 ▼ -0.76% SOL $73.8900 ▲ +0.33%
S&P 500 7,715 ▲1.51 % DOW 54,110 ▲1.75 % NASDAQ 26,461 ▲2.11 % NAFTA 76.20 ▼5.15 % ARI 4,142 ▲1.25 % S&P 500 7,715 ▲1.51 % DOW 54,110 ▲1.75 % NASDAQ 26,461 ▲2.11 % NAFTA 76.20 ▼5.15 % ARI 4,142 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Pak para takimit me Abdixhikun, Kurti: Shkoj me vullnet të mirë për marrëveshje

Pak para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i LVV-së, Albin Kurti tha se shkon me vullnet të mirë për marrëveshje që sjellë bashkëqeverisje.

I pyetur nga gazetarët lidhur me takimin e sotëm, lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se synimi është të bëhet konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Synimi ynë është që të bëhet konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të. Fatkeqësisht, dy partitë e tjera nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi. Unë mendoj ndryshe”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri gjatë vizitës tek ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër.

Kurti u shpreh se do të jenë pjesë e takimit dhe dëshirojnë të konstituohet sa më parë Kuvendi dhe të zgjidhet Qeveria.

“Përderisa me AAK-në nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e LDK-së. Tash unë do të shkoja atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë, zotëri Hekuran Murati, ndërkaq nga ana tjetër, në formatin 1+1 do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku me një bashkëpunëtor. Dhe ne dëshirojmë që sa më parë të konstituohet Kuvendi, të zgjedhet Qeveria dhe ta zgjedhim Presidentin, meqenëse siç kemi thënë më herët, siç nuk kemi pasur nevojë për zgjedhjet e kaluara, nuk kemi nevojë as që ato të ardhshmet të jenë para vitit 2030”, tha ai.

Ai shtoi se do të shkoj me vullnet të mirë dhe me gatishmëri për marrëveshje, raporton KosovaPress.

“Unë shkoj me vullnet të mirë, shkoj me gatishmëri për marrëveshje dhe natyrisht që hollësitë e diskutimeve do të mund të vijnë në shprehje vetëm pas takimeve dhe pas marrëveshjeve, përkatësisht pas suksesit për të cilin urojmë sepse punojmë”, shtoi ai.

Sot, nga ora 18:00 pritet të nis takimi ndërmjet kreut të LVV-së dhe kryetarit të LDK-së.

Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 11-të, është thirrur më 6 gusht me fillim nga ora 10:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.