☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.74 ▼0.85%
ARI 4,136 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,576 ▲ +0.15% ETH $1,920 ▲ +0.34% XRP $1.0808 ▼ -0.47% SOL $74.0600 ▲ +0.16%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.74 ▼0.85 % ARI 4,136 ▲0.95 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.74 ▼0.85 % ARI 4,136 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka mbajtur një bashkëbisedim me aplikuesit dhe përfituesit në fazën e parë për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ajo u shpreh se deri më tani, janë miratuar 1 mijë e 200 aplikime.

“Deri më sot, përveç Valit të Dejës, dhe në bashki të tjera, janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi, në 52 bashki të vendit. Kemi mbi 1 mijë e 200 aplikime të miratuara deri më tani, çka do të thotë se interesi ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha ajo.

Koçiu theksoi se Paketa e Maleve synon të përfshijë edhe shqiptarët e diasporës që zotërojnë prona të trashëguara në vend. Në këtë mënyrë krijohen mundësi për t’i zhvilluar ato edhe në rastet kur kanë pasur pengesa për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë.

Paketa e Maleve fton edhe të gjithë ata shqiptarë të diasporës, të cilët i kanë shtëpitë e tyre këtu, por nuk e kanë arritur ta zhvillojnë akoma më shumë idenë e tyre për të përmirësuar jetën dhe cilësinë në vendin apo në shtëpinë që kanë trashëguar. Tani fare mirë jepet mundësia që të vijnë dhe të zhvillojnë pronën e tyre, pronën e poseduar, pra jo me letra, por të shfrytëzuar prej vitesh prej tyre, por në pamundësi për ta zhvilluar siç duhet për shkak të mungesës së titullit të pronësisë“, tha ajo.

Përveç Paketës së Maleve, një tjetër program i përmendur është “Dyfisho Ndërmarrjen”, i cili synon të mbështesë bizneset përmes kredive me interes të lehtësuar dhe garancisë sovrane për zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Nuk është i vetmi program që mundëson zhvillimin e ekonomisë lokale, ekonomisë familjare. Një program tjetër, i cili fare mirë mund t’i bashkëngjitet dhe ta komplementojë Paketën e Maleve, është dhe paketa “Dyfisho Ndërmarrjen”. Ka të bëjë me mundësinë që qeveria shqiptare jep nëpërmjet bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë dhe me bankat e nivelit të dytë, për të mundësuar marrjen e një kredie me interes të lehtësuar 2-3 për qind deri në 10 vite, duke vendosur shteti garancinë e vet, kolateralin e vet, deri në 70 për qind, nga garancia sovrane për të gjithë ata që kanë një biznes dhe do të duan ta shtojnë atë“, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.