☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,578 ▼1.85%
DOW 51,856 ▼0.93%
NASDAQ 25,387 ▼3.05%
NAFTA 104.62 ▲2.57%
ARI 3,904 ▼3.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,269 ▼ -4.59% ETH $2,244 ▼ -4.47% XRP $1.2484 ▼ -3.64% SOL $94.9100 ▼ -6.6%
S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 % S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Pandarovski nënshkruan 21 ligjet e refuzuara nga Ivanov

Presidenti i sapozgjedhur në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk u firmosën nga ish-presidenti Gjorge Ivanov. Nga kabineti presidencial njoftojnë se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për Mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin e emri e ri të shtetit u refuzuan nga ish presidenti.

Në kumtesën e dërguar nga presidenca thuhet se “presidenti Pendarovski vlerëson që këto ligje dhe zbatimi i tyre janë në interes vital për qytetarët e vendit”.

Presidenti Pendarovski konsideron se miratimi i këtyre ligjeve dhe implementimi i tyre i ardhshëm është me interes vital për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me miratimin e ligjeve për gjykata, siç theksohet, plotësohet një nga kërkesat kyçe të Bashkimit Evropian, me qëllim të caktimit të datës për fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, siç potencohet, do të avancohet funksionimi i shtetit në pjesën punëve të ndërlidhura me sistemin politik, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet që dalin nga kjo Marrëveshje dhe do të mundësohet avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat

Ligji i ri për energjetikë parashikon zëvendësim të karburanteve fosile me energji të marrë nga burimet ripërtëritëse. Me atë krijohet bazë për zgjidhje të njërës nga çështjet më delikate të shoqërisë tonë, mbrojtje e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.