Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola betoni
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me protestuesit. Në videon e publikuar mëngjesin e kësaj të enjteje, ndryshe nga një ditë më parë, kur ftesat i vendosi mbi karrige, sot ato i ka vendosur mbi stola betoni. Krahas videos, kryeministri shkruan: “Mirëmëngjes”.
Kujtojmë se një ditë më parë, protestuesit i thyen karriget ku kryeministri Edi Rama kishte vendosur ftesat për dialog.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.