⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▲2.01%
ARI 4,040 ▼2.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,528 ▼ -3.73% ETH $2,397 ▼ -3.91% XRP $1.3103 ▼ -5.3% SOL $104.0200 ▼ -3.65%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,040 ▼2.66 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,040 ▼2.66 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvi

Analisti Arben Meçe ka ngritur pretendime për një rrjet të organizuar që, sipas tij, synon rrëzimin e qeverisë shqiptare, duke përmendur lidhje të mundshme mes rrymave të së majtës ekstreme dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Meçe u ndal te Arlind Qorri, për të cilin pretendoi se është i lidhur me financime nga linja të së majtës ekstreme.

Analisti përmendi gjithashtu një faqe në Holandë, për të cilën tha se kishte mbledhur 10 mijë dollarë për këtë qëllim, duke e cilësuar të gjithë këtë si pjesë të një rrjeti të organizuar.

Ai përmendi edhe thirrjet e myftiut të Durrësit për rrëzimin e qeverisë, duke pretenduar se zhvillime të tilla nuk janë të rastësishme.

Meçe u ndal te ajo që e cilësoi si një aleancë të pazakontë mes Arlind Qorrit dhe Sali Berishës. Sipas tij, gjatë protestës u bë e dukshme një afërsi mes dy figurave politike që përfaqësojnë rryma të ndryshme.

“Arlind Qorri është një financim i linjave ekstremiste të majta. Ata dërguan misionarët e vet dhe anëtarë të parlamentit, majtistë, dhe mbajtën fjalime për rrëzimin e qeverisë. Në Holandë ishte një faqe që kishte mbledhur 10 mijë dollarë për ta. Gjithë ky rrjet është i organizuar.

Shqipëria nuk rrezikohet nga Flamingot, por nga prezenca dhe aleanca e disa rrymave evidente. Nuk është rastësi që myftiu i Durrësit bën thirrje për rrëzim. Aleanca më e jashtëzakonshme, që tashmë është e pamundur të ndodhë, por që, e parë në planin e padroneve, mund të ndodhë, është aleanca mes Qorit dhe Berishës. Deri dje, financues i protestës ishte Qori. Tashmë ishte e dukshme aleanca mes Qorit dhe Berishës në këtë lëvizje. Si është e mundur që dy ekstreme të bashkoheshin në këtë lëvizje ekstreme?”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.