⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▲2.01%
ARI 4,040 ▼2.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,460 ▼ -3.82% ETH $2,393 ▼ -3.95% XRP $1.3078 ▼ -5.47% SOL $103.8600 ▼ -3.81%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,040 ▼2.66 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,040 ▼2.66 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blend Klosi, u shpreh shkurtimisht se dorëheqja e Ramës nuk do të ndodhë, e se është një kërkesë e panegociueshme midis qeverisë dhe studentëve.

I ftuar në emisionin e sotëm ”Opinion”, në Tv Klan, Klosi theksoi se kjo kërkesë e studentëve nuk mund të bëhet, teksa përmendi si raste protestat nga bashkëmoshatarët e tyre në Francë apo Itali.

“Kërkesa e tyre është dorëheqja e qeverisë. Apo jo? Nuk kemi një kërkesë që mund ta negociojmë. Duhet ta dini shumë mirë, si në rastin që kemi parë në protestat në Francë apo në Itali, apo në vende të tjera, një listë me kërkesa. Kur lista e kërkesave është dorëheqja e Ramës, këtë e kam dëgjuar këtu në studio, e kam dëgjuar gjithë ditës, e dëgjova sot nga Sali Berisha në Parlament, dhuna që Sali Berisha e bëri në rrugë e çoi dhe sot në Parlament… Por, kjo kërkesë që të japë dorëheqjen Edi Rama, nuk është një kërkesë që mund të negociohet. Çfarë të negociosh kësaj?”, tha ai.

Duke u ndalur më tej tek protestat në vend, socialisti u shpreh se nuk duhet përdorur dhunë, e se ajo duhet ndërprerë. Ai sqaroi se e vetmja gjë që qeveria mund t’u ofrojë studentëve është dialog, për të dalë më pas në një marrëveshje, si ajo e vitit 2018.

“Për sa i përket protestave pastaj, futemi te ajo që thamë, filloi para nja 3-4 muajsh, ka marrë forma të ndryshme, për disa ditë pati këtë formën e dhunës, që besoj ka dy ditë që u ndërpre dhe shpresoj shumë të jetë ndërprerë. Pjesa e dhunshme. Besoj të gjithë duhet të jemi dakord që pjesa e dhunës, e gurit, të ndërpritet. Besoj, duke njohur e duke vlerësuar këta që janë këtu në një studio televizive, Opinioni, duhet të jetë që pjesa e dhunës të ndërpritet.

Çfarë u ofrojmë (studentëve)? Dialog.

Dialogu është i hapur, asnjëherë nuk ka qenë i ndaluar dialogu, sidomos me studentët. Protesta e 2018-s, padyshim është një nga ato momente në demokracinë shqiptare që një protestë u kthye në një pakt për universitetet dhe ka arritje”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Klosi u ndal edhe tek hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për anëtarësimin evropian, duke theksuar se deri në tetor të vitit të ardhshëm do të merret dhe dakordësia për kapitujt nga BE-ja.

“Mendoj se Shqipëria është në një moment shumë pozitiv për sa i përket një nga arritjeve më të mëdha që ne mund të realizojmë në këto 35 vite tranzicioni, që është raporti me Bashkimin Evropian. Sot prapë ishte një nga ato ditë që besoj, që nëse nuk do të ishte kjo pjesë e debatit për protestën, do të kishe në studio disa të tjerë me çfarë do të bëhet me kapitujt. Ajo që thanë përfaqësuesit evropianë, që brenda 2027-s, Shqipëria do t’i mbyllë të gjithë dhe do ta marrë edhe dakordësinë, besoj deri nga tetori”, tha ai.

“Deri nga vjeshta e vitit tjetër, Shqipëria do t’ia dalë, besoj, edhe për këtë po punojmë fort, qeveria shqiptare, që të arrijë t’ia dalë me këtë cikël të BE-së, për sa i përket progresit që bën Shqipëria në Bashkimin Evropian”, shtoi ai më tej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.