🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,609 ▼0.62%
DOW 52,456 ▼0.22%
NASDAQ 26,064 ▼1.02%
NAFTA 103.65 ▲3.6%
ARI 4,314 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,216 ▲ +1.85% ETH $2,510 ▲ +1.34% XRP $1.3966 ▲ +4.28% SOL $101.5300 ▲ +1.55%
S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 % S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Pas 30 vitesh pritje, rruga Orikum-Llogora me tunel

Pas 30 vitesh pritje banorët e qarkut të Vlorës shumë shpejt do të udhëtojnë në një nga rrugën më moderne, ashtu sikurse do të jetë edhe rruga Orikum-Llogora, e cila pritet që të lehtësojë qarkullimin rrugor duke sjellë edhe më shumë turistë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Buxhetit të infrastrukturës për vitin 2019, duke premtuar se deri në fund të këtij mandati do të thellohen investimet në infrastrukturën rrugore.

“Ministri (Gjiknuri) foli në vija të përgjithshme për planin e vitit të ardhshëm për buxhetin e infrastrukturës.

Si deputet i Vlorës më takon të përqendrohem për pjesën e Vlorës, Damianin e kemi për të gjithë vendin. Së pari, do të investojmë mbi këtë bazë që kemi vendosur dhe faktikisht është pasqyrë e një ndryshimi rrënjësor që do të thellohet vitin e ardhshëm dhe që do të vazhdojë deri në përfundimin e mandatit. Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogora dhe ministri duhet të mbajë zotimin për tunelin, tuneli ka të paktën 30 vjet që premtohet, është hapur si temë edhe kur ndodhi ai aksidenti me shkarjen e autobusit të studentëve e 2 helikopterët që u përplasën duke marrë jetë njerëzish dhe është koha që ta bëjmë realitet”, – theksoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.