☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.54 ▼4.4%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▲ +-0% ETH $2,292 ▲ +0.95% XRP $1.2526 ▲ +0.02% SOL $94.4300 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Pas anëtarësimit në BE, bien marrëveshjet tregtare me vendet joanëtare! Zv.ministri: I kemi njoftuar…

Rënia e marrëveshjeve tregtare të Shqipërisë me vendet jashtë Bashkimit Europian, siç e parashikon kapitulli 30 i bisedimeve të anëtarësimit, kur vendi të bëhet pjesë e BE-së, ka hyrë në fazën e veprimit. Radio Televizioni Shqiptar mësoi se palët e tjera të këtyre marrëveshjeve janë njoftuar.

“Janë njoftuar palët paraprakisht që në momentin që Shqipëria bëhet pjesë e Bashkimit Europian, marrëveshjet ku Shqipëria është aktualisht pushojnë së qeni në fuqi, sepse në momentin që ne hyjmë me Bashkimin Europian, ne adoptojmë kuadrin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe të investimeve që vetë Bashkimi Europian ka”, tha Endrit Yzeiraj, zv. ministër i Financave.

Ndërkohë administrata shqiptare vlerëson efektet paraprake të lidhura me marrëveshjet më imediate.

“Me Britaninë, me Turqinë, të cilat janë marrëveshje të rëndësishme, por të cilat do duhet të rishikohen tashmë ose do të ripërcaktohen në kuadër të marrëveshjeve që Bashkimi Europian ka me këto dy vende. Kuptohet edhe marrëveshja e Ceftas, marrëveshja e Evropës Qendrore dhe Lindore, por që ne aktualisht, pra për Shqipërinë, është një marrëveshje e tregtisë së lirë me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe me Moldavinë. Bie edhe marrëveshja e stabilizim-asocimit, që është marrëveshja që deri tani rregullon marrëdhëniet tregtare tonat me Bashkimin Europian”, tha ai.

Praktika parashikon edhe aspektin tjetër pozitiv të lidhjes së marrëveshjeve të reja edhe si rrjedhojë e kuadrit të ri të marrëveshjeve që po hap vetë Bashkimi Europian.

“Bashkimi Europian është në një tratativë të jashtëzakonshme prej disa vitesh për të pasur një marrëveshje tregtie të lirë me Merkosurin, me bllokun e Amerikës Jugore. Ka, kuptohet, diskutime për të krijuar lehtësi në marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, me Japoninë, me vendet e tjera të Paqësorit: Korenë, Zelandën e Re, Australinë.

Dëshira është shprehur qoftë nga ambasadat e këtyre vendeve në Shqipëri, qoftë edhe nga një sërë vizitash që kemi bërë ne në nivele të larta politike dhe ekonomike. Dhe falë një kuadri të ri tregtar, ne mund të kemi mundësi vërtet t’i përfitojmë nga këto mundësi të tjera”, nënvizoi Yzeiraj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.