☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,810 ▲ +0.27% ETH $2,693 ▲ +0.52% XRP $1.4884 ▲ +0.14% SOL $120.2800 ▲ +1.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa merr një vendim të rëndësishëm

Dua Lipa pritet të zhvendoset përkohësisht në Shtetet e Bashkuara për të qenë pranë bashkëshortit të saj, Callum Turner, ndërsa çifti përpiqet të kalojë sa më shumë kohë së bashku, pa lënë pas angazhimet profesionale.

Vetëm pak ditë pas festës së tyre tre-ditore të martesës në Itali, aktori 36-vjeçar zbuloi për The Hollywood Reporter se këngëtarja do ta shoqërojë në SHBA për shtatë muaj, në mënyrë që të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjatë kohës që ai është i angazhuar me projektet e tij të reja kinematografike.

Turner do të luajë në ribërjen e filmit “Possession” të vitit 1981, ku do të interpretojë përkrah Margaret Qualley. Më pas ai do të marrë pjesë në xhirimet e filmit “The Comebacker”, ku Tom Hanks do të luajë rolin e trajnerit të tij.

“Puna jonë kërkon që të udhëtojmë në të gjithë botën. Është e rëndësishme që kur kthehemi në Londër të kalojmë kohë me miqtë tanë, por gjithmonë përpiqemi të jemi bashkë sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi aktori.

Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan në një ceremoni civile në Londër, ditën e fundit të muajit maj, në ndërtesën historike Old Marylebone Town Hall. Një javë më vonë, ata festuan martesën me një organizim luksoz në Siçili.

Sipas raportimeve, festimet e dasmës kushtuan rreth 1.5 milionë paund, por shkaktuan pakënaqësi te një pjesë e banorëve vendas për shkak të kufizimit të qasjes në disa hapësira publike dhe masave të rrepta të sigurisë. Megjithatë, çifti thuhet se kompensoi banorët për shqetësimet e shkaktuara dhe mbajti një profil të ulët gjatë gjithë festës tre-ditore

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.