Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë
Njësoj si me platformën “Deputeti që Duam”, socialistët pritet të ndjekin të njëjtën mënyrë edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.
Mësohet se në Partinë Socialiste do të ngrihet një platformë e ngjashme, e cila do të drejtohet nga tre deputetë të PS-së, mes tyre Bora Muzhaqi dhe Ermal Pacaj.
Të interesuarit do të kenë mundësi të aplikojnë përmes kësaj platforme, duke paraqitur dy letra rekomandimi. Njëra prej tyre duhet të vijë nga strukturat e partisë, pra të jetë një mbështetje nga një anëtar i PS-së, ndërsa tjetra duhet të jetë nga një person jashtë partisë.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste është kërkuar që vëmendja kryesore të përqendrohet te Tirana, ku pritet të zhvillohet edhe beteja kryesore në zgjedhjet lokale të 9 majit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.