Pas dy vitesh hetime, çështja për vrasjen e Egli Progës dërgohet për gjykim
Pas dy vitesh hetime, Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj D.M dhe L.G, të akuzuar për vrasjen e Egli Poglës në Pogradec.
Përpara drejtësisë do të përballen edhe A.M, V.Sh dhe A.Sh, ndaj të cilëve rëndon akuza për “moskallëzim krimi.
Dy të akuzuarit kryesor për krimin ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët me “detyrim paraqitje”.
Procesi gjyqësor do të nisë me seancën paraprake, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë dhe aktet e dosjes. Më pas pritet vendimi nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.