⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,912 ▲ +0.19% ETH $2,244 ▲ +0.42% XRP $1.1654 ▼ -1.64% SOL $89.9600 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Ukraina

Sulm ukrainas me dron ndaj rajonit Bryansk të Rusisë: një i vrarë dhe tre të plagosur, thotë guvernatori

Një burrë u vra dhe tre persona u plagosën nga një sulm me dronë ukrainas ndaj rajonit rus të Bryansk-ut, njoftoi të hënën guvernatori në detyrë i rajonit, Yegor Kovalchuk, sipas agjencisë Reuters.

Lajmin e konfirmoi guvernatori Kovalchuk në një deklaratë të publikuar në aplikacionin rus të mesazheve MAX, raporton agjencia britanike e lajmeve.

Rajoni i Bryansk-ut, i cili kufizohet me Ukrainën, është shënjestruar shpesh nga sulmet ukrainase me dronë gjatë luftës. Në shtator, forcat ukrainase pretenduan se goditën dy lëshues rusë raketash kundërajrore S-400 në territorin e këtij rajoni.

Sulmi vjen në një moment të përshkallëzuar të fushatës ukrainase me dronë ndaj objektivave brenda Rusisë, një ditë pas sulmit masiv të së dielës ndaj Moskës, ku Kievi përdori dronë dhe raketa të prodhuara në vend — përfshirë modelet Flamingo dhe Pelican. Autoritetet ruse pretendojnë se gjatë atij sulmi rrëzuan mbi 1,900 dronë ukrainas.

Bilanci i sulmit ndaj Moskës ishte i rëndë: u dëmtua rafineria e naftës pranë kryeqytetit rus dhe, sipas CNN-së, tre persona humbën jetën. Moska ka kërcënuar se do të “intensifikojë” sulmet ndaj Kievit si kundërpërgjigje.

Ukraina nuk e ka komentuar ende rastin konkret të Bryansk-it. Ky mbetet rasti më i fundit i raportuar këtë mëngjes, me një të vrarë dhe tre të plagosur.

Burimi: Reuters

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.