Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin, humb jetën një këmbësore
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”.
Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një këmbësore rreth 60 vjeçe, e cila ende nuk është identifikuar. Për shkak të plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi policor:
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.