☁️
Tiranë 22°C · Vranët 11 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.45 ▼3.98%
ARI 4,236 ▲2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,500 ▲ +2.74% ETH $1,678 ▲ +3.21% XRP $1.1397 ▲ +3.66% SOL $66.8700 ▲ +5.62%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.45 ▼3.98 % ARI 4,236 ▲2.48 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.45 ▼3.98 % ARI 4,236 ▲2.48 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
roze

Pas konflikteve: Momenti i papritur mes Taylor Swift dhe Kylie Jenner bëhet viral

Një moment i papritur mes dy prej figurave më të famshme të showbiz-it, Taylor Swift dhe Kylie Jenner, është bërë viral gjatë finales së NBA-së, duke tërhequr po aq vëmendje sa edhe vetë ndeshja.

Yjet e njohura ishin të pranishme në ndeshjen e katërt të serisë finale mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs, e zhvilluar këtë të mërkurë, më 10 qershor në Madison Square Garden. Ndeshja u shndërrua në një spektakël të vërtetë, me Knicks që realizuan një përmbysje dramatike dhe fituan 107-106 në sekondat e fundit, duke ngritur në këmbë publikun.

Megjithatë, një video e publikuar në TikTok u fokusua tek një tjetër moment i veçantë nga tribuna. Në pamje ishte Kylie Jenner, që kthehet dhe sheh Taylor Swift, sapo njihen, të dyja buzëqeshin dhe përqafohen ngrohtësisht.

Ato shkëmbejnë edhe disa fjalë miqësore, duke shprehur entuziazmin për fitoren e Knicks.

“Ah! Ishte kaq e çmendur”, dëgjohet të thotë Jenner, ndërsa Swift bie dakord.

Më pas, Swift shpërqendrohet për një moment nga një fans që kërkonte një selfie, ndërsa Jenner vazhdon bisedën me miqtë e saj, përfshirë edhe partnerin e saj, aktorin Timothée Chalamet.

Reagimet në rrjetet sociale ishin të menjëhershme, me shumë fansa të befasuar nga ky moment mes dy figurave që në të kaluarën janë përmendur shpesh në kontekst të tensioneve mes familjes Kardashian-Jenner dhe Taylor Swift.

Ky mund të jetë më tronditës se fitorja e Knicks”, shkroi një përdorues në TikTok, ndërsa të tjerë e quajtën momentin “më të rëndësishëm se vetë ndeshja” dhe u deklaruan “Team Taylor dhe Kylie”.

Marrëdhëniet mes Swift dhe familjes Kardashian-Jenner kanë qenë të tensionuara për më shumë se një dekadë, duke nisur me incidentin e famshëm në MTV VMAs 2009, kur Kanye West ndërpreu fjalimin e pranimit të çmimit nga Swift. Më pas, në vitin 2016, polemikat u rindezën me publikimin e këngës “Famous” dhe debatet rreth një telefonate mes West dhe Swift, që u bë publike nga Kim Kardashian.

Swift ka folur më vonë për ndikimin e këtij konflikti në karrierën dhe jetën e saj personale, ndërsa Kim Kardashian është shprehur më vonë se e konsideron çështjen të mbyllur dhe se Swift duhet të ecë përpara.

Pavarësisht historisë së gjatë të polemikave, momenti i përqafimit në NBA Finals u kthye në një nga pamjet më të komentuara të mbrëmjes.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.