☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,828 ▲ +0.2% ETH $2,694 ▲ +0.53% XRP $1.4902 ▲ +0.12% SOL $120.1900 ▲ +0.87%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Pas martesës me Zendaya, Tom Holland flet për largimin nga aktrimi

Pas muajsh spekulimesh, Tom Holland ka konfirmuar më në fund se është martuar në fshehtësi me partneren e tij prej vitesh dhe kolegen në filmat “Spider-Man”, Zendaya.

Çifti, i cili u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të filmit të parë të “Spider-Man”, është ndër më diskretët në Hollivud dhe ka mbajtur gjithmonë jetën private larg vëmendjes së publikut.

Konfirmimi erdhi gjatë një interviste për Esquire, ku aktori foli për fotografitë virale të krijuara me inteligjencë artificiale, që tregonin sikur ai dhe Zendaya po festonin martesën në Liqenin e Como-s.

Kur u pyet nëse u detyrua t’u shpjegonte familjarëve situatën, Holland u përgjigj shkurt: “Jo, sepse ata ishin të gjithë aty. Kaq do të them.” Me këtë deklaratë, ai duket se konfirmoi se martesa kishte ndodhur tashmë.

Dyshimet për fejesën nisën në janar të vitit 2025, kur Zendaya u shfaq në ceremoninë e “Golden Globes” me një unazë diamanti në gisht. Më pas, në mars të këtij viti, stilisti i saj prej kohësh, Law Roach, habiti fansat kur deklaroi se “dasma ka ndodhur tashmë.”

Ndërkohë, Tom ka folur edhe më herët për planet e tij familjare. Në një intervistë për Men’s Health, ai tregoi se, kur të bëhet baba, synon të tërhiqet nga aktrimi.

“Kur të kem fëmijë, nuk do të më shihni më në filma. Golf dhe të qenit baba. Do të zhdukem nga vëmendja e publikut,” u shpreh ai.

Pas konfirmimit të martesës, çifti u rikthye edhe në tapetin e kuq për promovimin e filmit “Spider-Man: Brand New Day”, duke bërë paraqitjen e tyre të parë të përbashkët pas gati pesë vitesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.