🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,950 ▲ +1.04% ETH $1,735 ▲ +1.57% XRP $1.1483 ▲ +0.83% SOL $71.9200 ▲ +3.75%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Bota

Pas pamjeve të publikuara ku humanitarët e ndaluar me forcë nga IDF mbanin aktivistët, reagon Netanyahu: Distancohem nga ministri

Të gjunjëzuar në tokë, me fytyrën poshtë, duart e lidhura pas shpine me fasheta plastike, të tërhequr zvarrë dhe me sytë e mbuluar. Këto janë pamjet që vijnë nga porti izraelit i Ashdodit, ku aktivistët e Flotiljes për Gazën u mbajtën pasi u ndaluan nga marina izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Në qendër të polemikave është ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili shkoi personalisht në port dhe publikoi vetë videot në rrjetet sociale. Në pamje ai shihet duke ecur mes aktivistëve të ndaluar, ndërsa u bërtet: “Mirë se erdhët në Izrael, ne jemi zotët e shtëpisë”, duke valëvitur flamurin izraelit përpara tyre.

Videot janë filmuar kryesisht në atë që organizatorët e Flotiljes e quajnë “anija burg”, cargua e përdorur nga marina izraelite për transportimin e aktivistëve drejt portit, si dhe në hangarët ku po kryhen identifikimet dhe marrjet në pyetje të 428 vullnetarëve të misionit civil, mes tyre edhe 29 italianë, përfshirë deputetin e Lëvizjes 5 Yjet, Dario Carotenuto.

Në një prej videove shihet edhe aktivistja italiane Antonella Bundu duke u tërhequr me forcë nga dy roje.

Ben-Gvir dëgjohet teksa tallet me një nga aktivistët e prangosur, duke i përsëritur: “Izraeli jeton”, ndërsa në sfond dëgjohet himni kombëtar izraelit. Në një moment, një grua pranë tij bërtet “Free Palestine” dhe rrëzohet në tokë nga një polic. “Bravo”, dëgjohet të thotë ministri.

“Erdhën me aq krenari, shikoni si kanë përfunduar tani”, deklaron Ben-Gvir duke treguar me gisht aktivistët e gjunjëzuar. “Nuk janë heronj, por mbështetës të terrorizmit. I kërkoj Netanyahut të m’i dorëzojë për një kohë të gjatë, do t’i fus në burgjet e terroristëve”.

Në port ndodhej edhe ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev, pjesë e partisë Likud të Netanyahut, e cila publikoi gjithashtu video ku shihen aktivistët të mbajtur në tokë ndërsa dëgjohet himni “HaTikvah”.

Pas publikimit të pamjeve reagoi edhe kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili u përpoq të distancohej nga mënyra si u trajtuan aktivistët.

“Izraeli ka të drejtë të ndalojë flotiljet provokuese të mbështetësve të Hamasit që të hyjnë në ujërat tona territoriale dhe të arrijnë në Gaza. Por mënyra se si ministri Ben Gvir i trajtoi aktivistët nuk është në përputhje me vlerat dhe normat e Izraelit”, deklaroi Netanyahu, duke shtuar se ka urdhëruar dëbimin sa më të shpejtë të aktivistëve.

Menjëherë reagoi edhe organizata ligjore Adalah, që po asiston aktivistët gjatë marrjeve në pyetje në portin e Ashdodit.

“Pas ndërprerjes së paligjshme dhe rrëmbimit të më shumë se 400 aktivistëve nga e gjithë bota, Izraeli po zbaton një politikë kriminale abuzimi dhe poshtërimi”, thuhet në deklaratën e organizatës.

Ndërkohë, pas publikimit të videove, Italia dhe Franca kanë thirrur ambasadorët izraelitë për sqarime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.