Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grup
Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, shkojnë te “Ekonomia”, i vënë flakën dhe shkatërrojnë derën.
Ata lëvizën nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë, por sulmuan ministrinë, teksa Policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe shoi zjarrin.

Janë zhvendosur protestuesit tashmë nga Ministria e Arsimit.
Ata janë drejtuar për te Ministria e Ekonomisë, ku kanë ndaluar dhe kanë nisur të sulmojnë derën.

Më pas, ia kanë dalë edhe sot që t’i vënë flakën godinës, në pjesën e përparme të derës.

Pas këtij akti, policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës.

Policia ka ngritur kordonët e sigurisë teksa protestuesit iu drejtuan Kryeministrisë, me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.