☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.96 ▼0.79%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,272 ▼ -0.29% ETH $2,328 ▼ -0.25% XRP $1.3119 ▲ +0.99% SOL $100.5900 ▼ -1.27%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.96 ▼0.79 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.96 ▼0.79 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

PD voton për kryetarin e Këshillit Kombëtar, ikën Paloka, në garë dy zonja. Do zgjidhen dhe anëtarët e Kryesisë së re

Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku po zhvillohen votimet për zgjedhjen e Kryesisë së re dhe drejtuesit të Këshillit Kombëtar, si dhe për strukturat e tjera drejtuese të partisë.

Gjatë procesit u bë e ditur se kandidaturat për postet drejtuese janë propozuar nga vetë anëtarët e Këshillit, ndërsa përzgjedhja do të bëhet përmes votimit, duke vlerësuar më të mirët.

Këshilli Kombëtar pritet të drejtohet nga një zonjë, ku në garë për këtë post janë Julia Emili dhe Silva Hasaj. Për katër vitet e fundit, Këshilli Kombëtar është drejtuar nga Edi Paloka.

Në kuadër të procesit të ripërtëritjes, kandidaturat janë ndarë sipas kategorive.

Për përfaqësimin e grave janë propozuar disa kandidate dhe do të votohet për zgjedhjen e 6 prej tyre. Ndërkohë, përfaqësimi i të rinjve përfshin përzgjedhjen e 3 vajzave dhe 3 djemve.

Për kategorinë e burrave do të zgjidhen 8 kandidatë, ku dominojnë emrat e ish-deputetëve dhe deputetët demokratë.

Procesi i votimit po zhvillohet si pjesë e riorganizimit të brendshëm të PD-së dhe synon, sipas drejtuesve të saj, forcimin dhe ripërtëritjen e strukturave të partisë.

Lista e grave

Lista e të rinjve

Lista e burrave

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.