☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,024 ▲0.82%
DOW 48,491 ▼0.09%
NASDAQ 24,012 ▲1.58%
NAFTA 90.99 ▼0.32%
ARI 4,819 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $75,054 ▲ +1.1% ETH $2,376 ▲ +2.71% XRP $1.3989 ▲ +2.9% SOL $85.4700 ▲ +2.02%
S&P 500 7,024 ▲0.82 % DOW 48,491 ▼0.09 % NASDAQ 24,012 ▲1.58 % NAFTA 90.99 ▼0.32 % ARI 4,819 ▼0.64 % S&P 500 7,024 ▲0.82 % DOW 48,491 ▼0.09 % NASDAQ 24,012 ▲1.58 % NAFTA 90.99 ▼0.32 % ARI 4,819 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Peleshi: Dialog, jo kushte absurde

Ndërsa opozita ka hyrë në muajin e dytë të protestës në çadrën para Kryeministrisë, mazhoranca nëpërmjet zv. kryeministrit Peleshi është shprehur e vendosur të refuzojë kërkesën kryesore të Bashës për qeveri teknike.

“Jemi gati për të biseduar e negociuar me opozitën për gjithçka që është racionale e konstruktive. Por nuk mund të marrim në diskutim tema absurde si qeveria teknike apo të tjera që nuk kanë sens, por janë pretekste për të justifikuar kursin radikal që opozita ka zgjedhur”, ka deklaruar Peleshi.

Në prag të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare këtë të diele dhe kongresit elektoral më 29 prill, mazhoranca e majtë nëpërmjet zëvendës kryeministrit Peleshi ka përsëritur kërkesën ndaj opozitës që të miratohet hapi i parë i reformës në drejtësi, vettingun.

“Është besoj një kërkesë e gjithë shoqërisë shqiptare për ta shkëputur reformën në drejtësi. Vettingu është një nga ligjet më të rëndësishme që nuk duhet të humbasë asnjë minutë kohë pa u miratuar dhe të plotësojmë një kërkesë që nuk vjen as majtas, as djathtas por nga 95 për qind e shqiptarëve. E kemi miratuar me konsensus më 21 korrik dhe tani është koha për ta çuar deri në fund”, ka shtuar Peleshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.